Logo


Revista "PENA" dhe misioni i saj
Intervistė me botuesin e revistės "PENA",
z. Adnan Mehmeti

Bisedoi: Raimonda Moisiu

Zoti Mehmeti, jeni botues i revistės "PENA", organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė. Na tregoni pėr historikun e saj?

Sė pari ju falenderoj pėr mundėsinė qė mė ofroni pėr tė bėrė tė njohur revistėn "PENA"organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė.
Detyra ime si kryeraktor i saj ėshtė t'i shėrbejmė promovimit tė letrave shqipe, gjithmonė nė parimin pėr tė bėrė mė tė mirėn dhe konsoliduesen, jo vetėm pėr anėtarėt e Shoqatės, por edhe pėr audiencėn e lexuesve, nė mėnyrė tė veēantė nė Amerikė, pėr tė kuptuar se evoluimi, vlerėsimi i tyre, duhet tė "provokojė" realitetin, nė pohimin e ruajtjes sė traditės, gjuhės e kulturės shqiptare.
Ajo u lind fill pas formimit tė Shoqatės, duke botuar kryesisht krijimet e anėtarėve dhe nė mėnyrė besnike pasqyrohen aktivitetet e saj. Nė faqet e revistės prezantohen krijimet mė tė mira tė autorėve qė pėrbėjnė komunitetin intelektual dhe letrar nė Amerikė. Pra, nuk udhėhiqemi nga parimi se duhet tė jesh anėtar i Shoqatės, por krijojmė hapėsirė pėr penat e shquara tė letrave shqipe nė rubrika tė ndryshme si nė prozė, poezi, publicistikė, kritikė letrare, pėrkthime tė letėrsisė sė huaj bashkėkohore, etj. Ne angazhohemi tė pėrfaqėsojmė sa mė denjėsisht letėrsinė bashkėkohore shqiptare nė tėrėsi, jo vetėm nė SHBA, ku ne jetojmė, punojmė e krijojmė por edhe nė trojet tona etnike. Shoqata jonė ka rregulla pėr tė pranuar njė anėtar, por nuk ka kushtėzime pėr tė botuar ndonjė shkrim tė cilitdo krijuesi. Me rėndėsi qė shkrimi tė pranohet nga redaktorėt e revistės. Gjej mundėsinė t'ju informoj se ēdo shkrim qė pėrkon me tematikė letraro-artistike ka vend nė numrat e ardhshėm tė revistės "PENA".

Kujt ia dedikoni vazhdimėsinė e botimit tė saj?

Fillimisht, ideja pėr botimin e saj ėshtė e poetit dhe pėrkthyesit Gjekė Marinaj. Kjo erdhi si nevojė dhe domosdoshmėri tė ekspozimit tė letėrsisė bashkėkohore, tė paraqitjes sė krijimeve tė anėtarėve tė Shoqatė.
Ne vazhdojmė tė bashkėpunojmė ngushtėsisht me Gjekėn, jo vetėm si dy miq e kolegė qė jemi, bashkėpunim qė i ka dhėnė peshė komunikimit tė drejtpėrdrejtė nė promovimin e letėrsisė bashkėkohore, nė njė komunitet tė krijuar nga shkrimtarė, poetė, publicistė bashkėkohės, si njė pjesė pėrbėrėse e artit letrar bashkėkohor, si njė shembull i veēantė dhe nė opozitė ndaj asimilimit, gjithmonė nė ruajtjen e vlerave kombėtare, falė kontributit krijues tė secilit, transmetimit ndėr breza tė bashkėjetesės tė traditės, gjuhės e kulturės, si tradita mė e veēantė kombėtare, pėr tė zbuluar pozitiven dhe ecur drejt njė nisme tė re nė formė e pėrmbajtje qė po zhvillohet natyrshėm.
Dikur Z. Marinaj i sponsorizonte numrat e parė. Tani, falė shkallės tė rritjes sė lexuesve, anėtarėve tė Shoqatės, dashamirėsve tė letėrsisė dhe donatorėve fisnikė, arrijmė t'i pėrballojmė botimet.

Ndonjė tė dhėnė rreth aktivitetit nė faqet e revistės?

Botimi njėherė nė gjashtė muaj i revistės "PENA", iu ka dhėnė mundėsi dhe hapėsirė tė shprehen figura tė dimensioneve tė ndryshme, ashtu si ju ka dhėnė liri edhe anėtarėve tė saj pėr tė paraqitur krijimet letrare. Anėtarėt e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė me veprat e tyre japin panoramėn e shoqėrisė shqiptare, mjedisin dhe individin. Nuk mund tė bėj pėrzgjedhje emrash, ėshtė njė kolorit emrash intelektual dhe autorė tė gjinive tė ndryshme letrare qė kontribuan dhe i japin njė fizionomi tė qartė revistės, tematikės dhe pjesėmarrjes tė Shoqatės nė aktivitete e veprimtari tė ndryshme duke pėrfshirė tė gjitha segmentet me taban letrar, kombėtar e historik. Kėta janė anėtarėt e Shoqatės qė pėrbėjnė bėrthamėn e saj, japin energjitė intelektuale dhe letrare me koncepte, krijojnė idenė e respektimit tė vullnetit pėr tė krijuar dhe dėshirės pėr tė ndryshuar, njohur dhe prekur mesazhin e tė bukurės, tė vėllazėrimit dhe dashurisė njerėzore

Ju jeni poet dhe publicist. Krijoni, nė tė njėjtėn kohė punoni, por edhe i pėrkushtoheni botimit tė revistės "PENA". Si arrini ta menaxhoni kohėn: si domosdoshmėri, nevojė apo dėshirė?

Angazhimi im nė krye tė Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė dhe botimit tė revistės "PENA" vjen si rrjedhojė e pasionit dhe njė adhurues i letrave shqipe. Ėshtė pėrgjegjėsi intelektuale dhe qytetare, tė krijojmė dhe tė mbetemi shėrbėtor besnikė tė letėrsisė, qė sigurisht kėrkon sakrificė, dashuri, njohuri profesionale. Tė gjitha kėto realizohen me mbėshtetjen e ndihmėn e madhe qė gjej qoftė nga stafi profesional redaktues, qoftė nga anėtarėt e Shoqatės nė tėrėsi dhe krijuesit shqiptaro-amerikanė jashtė saj nė veēanti.

Si pritet nė komunitet dalja e revistės dhe sa ju mbėshtesin krijuesit?

Revista "PENA" vjen para lexuesit nė njė kohė ku kėrkesa ėshtė e madhe, numri i lexuesve ėshtė i kėnaqėshėm, komunikimi me krijuesit ėshtė i vlerėsueshėm.
Po u sjell diēka qė ka lėnė mbresė te unė, dhe besoj se plotėsoj mendimin kuptimplotė tė pyetjes tuaj.
Nė takimin e fundvitit tė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, ishte i ftuar edhe Kryebashkiaku i qytetit tė Stamfordit, Michael Pavia. Mė bėri njė pyetje, qė jo vetėm u ndjeva krenar por edhe i kompletuar nė identitetin tonė si shkrimtarė. Ja se ēfarė mė tha: "E dija se komuniteti shqiptar nė Connecticut ėshtė i madh, por nuk e dija se ju shqiptarėt keni kaq shumė shkrimtarė qė shkruajnė libra." Kjo pėr mua do tė thotė shumė, se anėtarėt e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė me aktivitetet letraro-artistike, me shkrimet e tyre, me librat e tyre angazhohen e sjellin njė imazh tė mirė tė emrit tonė

Pena Nr. 4
Numri i fundit i revistės "PENA"

Adnan Mehmeti

Mesazhi qė ju iu drejtoheni lexuesit nė mbėshtetje tė revistės?

Falė klimės kolegjiale qė krijon kėshilli redaktues ofron bashkėpunėtorė tė shumtė. Siē pėrmenda mė herėt, revista del dy herė nė vit. Mesazhi im ėshtė tė afrojmė sa mė shumė pena krijuese, profesionale, edukative dhe frymėzuese, pėrfshi tė gjithė brezat e autorėve, sepse ata do tė mbeten nė tėrėsinė e tyre tė respektuar e tė vlerėsuar tė letėrsisė bashkėkohore, gjithmonė nė nderim tė ruajtjes dhe progresit tė shoqėrisė shqiptare nė kėtė tokė tė huaj.Tė angazhohemi e tė arrimė qė nė tė ardhmen tė botojmė 12 numra nė vit. Ju faleminderit!


      |     WebDizenjo