Logo

BIBLIOTEKA PUBLIKE E RICHARDSON-it
MERR NJĖ KOLEKSION LIBRASH SHQIP*)

-- nga Gjekė Marinaj
Pėrktheu nga anglishtja Arben Ēokaj

Biblioteka Publike e Richardsonit dhe Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė kanė bashkėpunuar pėr tė siguruar njė rrugė efektive pėr leximin dhe idetė. Kohėt e fundit, Shoqata e Shkrimtarėve ka dhuruar njė koleksion prej 70 titujsh tė librave shqip tek kjo Bibliotekė, me qėllim qė t'i shėrbejė mė mirė klientėve Shqiptaro-Amerikanė tė Bibliotekės.
Numri i shqiptarėve qė jetojnė sot nė Richardson dhe nė komunitetin pėrreth tij ėshtė bėrė pesė here mė i madh se sa numri i pėrgjithshėm i banorėve tė Richardsonit nė vitin 1947, kur u hap edhe Biblioteka e parė nė Richardson. Falė teknologjisė sė re dhe rrjetit tė gjerė tė bibliotekave publike, mė shumė se njė milion lexues shqiptarė do tė pėrfitojnė nga ky koleksion shqip i BPR, pėrmes programit tė huasė ndėr-bibliotekare.
Shumica e librave kanė si autorė anėtarėt e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, njė organizatė jo-fitimprurėse e themeluar nė Richardson, dhe pėrfshin libra me poezi, tregime, romane, ditarė, histori, filozofi, sport, fabula, dhe referenca. Disa autorė kombėtarė shqiptarė, pėrfshirė shkrimtarėt e njohur Ismail Kadare, Rudolf Marku, Ali Podrimja dhe Visar Zhiti janė pėrfshirė gjithashtu nė kėtė koleksion.
Kadare, njė shkrimtar shqiptar i mirėnjohur nė botė, ka marrė ēmimin Prix mondial Cino Del Duca nė vitin 1992 dhe ka fituar gjithashtu edhe ēmimin ceremonial Booker International Prize nė vitin 2005. Viteve tė fundit, ai ka qenė njė ndėr kandidatėt kryesorė pėr ēmimin Nobel nė Letėrsi. Libri i tij "The Weight of the Cross" (Pesha e Kryqit) ėshtė njė ndėr volumet mė tė vlefshme tė koleksionit tė librave shqip.
Me interes tė veēantė pėr studiuesit ėshtė shkrimtari Prenk Gruda, i cili emigroi nga Mali i Zi nė Shqipėri, qė nga rinia e tij. Ai e dokumentoi jetėn shqiptare dhe pėrpjekjet politike, nė ditarin e tij pėr afro 40 vjet (1937-1976). "Ditari i njė zemre tė lėndueme" i Grudės ėshtė njė kontribut vital dhe i pasur pėr letėrsinė dhe historinė bashkėkohore botėrore.
Koleksioni i ri i librave nė gjuhėn shqipe mund tė gjendet nė koleksionin e gjuhėve tė botės, tė Bibliotekės Publike tė Richardsonit, nė katin e tretė.

Ky shkrim ėshtė botuar (ne anglisht) nė "Dallas Morning News" dhe "Richardson Today".

PS. Pėr tė parė nėse libri juaj ėshtė pėrfshirė nė kėtė koleksion apo pėr tė parė titujt e librave qė janė pėrfshire aty mund tė ndjekni si mė poshtė:

1. Kliko linkun: http://www.cor.net/library
2. Kur tė hapet faqja, klikoni nė Catalog (lidhja e dytė nga e majta, nėn Home)
3. Nėn kuadratin SUBJECT starts with: shkruani: Albanian language materials
4. Kliko nė rreshtin e parė ku thotė: Albanian language materials 70
5. Checked in do tė thotė qė libri ėshtė nė library, Checked out, do tė thotė qė dikush e ka marrė librin nga libraria dhe jepet data e kthimit tė librit.


      |     WebDizenjo