Logo

Statuti
i
Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė

1. Emri i shoqatės ėshtė: Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė.
2. Anėtarė tė kėsaj shoqate janė shkrimtarėt shqiptarė, qė jetojnė nė SHBA.


Kreu I
Qėllimet

1) Shoqata u shėrben tė gjithė shkrimtarėve shqiptaro- amerikanė.
2) Nuk ka si qėllim pėrfitime financiare. Ajo nuk ka karakter politik, por kontribuon kur e sheh te arsyeshme per interesa te larta kombėtare".
3) Angazhohet pėr pėrgatitjen, shtypjen dhe shpėrndarjen e organit tė vet botues "Pena" dhe tė njė faqeje informative nė internet.
4) Prezanton vepra tė anėtarėve tė saj dhe organizon konkurse inkurajuese.
5) Krijon njohje dhe forcon kontaktet mes shkrimtarėve shqiptaro-amerikanė.


Kreu II
Mjetet pėr arritjen e qėllimeve

Mjetet ideale janė:

1) Takimet, mbledhjet, konkurset, faqja e internetit dhe promovimet e librave tė rinj.

Mjetet materiale janė:

2) Kuotat e anėtarėsisė, fitimet nga shitja e revistės si dhe tė ardhurat nga sponsorėt.


Kreu III
Llojet e anėtarėsisė

Me anėtarė tė shoqatės kuptojmė anėtarėt e rregullt si dhe anėtarėt e nderit.

1) Anėtarė tė rregullt janė tė gjithė ata, tė cilėt bashkėpunojnė pėr ēėshtjen e shoqatės dhe qė paguajnė rregullisht kuotat vjetore.
2) Anėtarė nderi bėhen tė gjithė ata persona fizikė ose juridikė, qė japin ndihmesėn e tyre tė veēantė nė lidhje me realizimin e qėllimeve tė shoqatės.


Kreu IV
Kėrkesa pėr anėtarėsi

1) Anėtarė tė rregullt tė shoqatės, mund tė jenė tė gjithė personat fizikė e juridikė tė nacionalitetit shqiptar, tė cilėt, kanė shkruar dhe botuar, tė paktėn njė libėr, (me karakter krijimtarie letrare, kritikė, histori letėrsie, biografi nga jetė personalitetesh)
2) Anėtarė nderi mund tė bėhet ē'do person fizik ose juridik pa dallim nacionaliteti.
3) Aprovimi i kėrkesės pėr t'u anėtarėsuar bėhet nga kryesia. Kėrkesa mund te refuzohet nga kryesia pėr arsye te ndryshme qe nuk pėrputhen me standardet profesionale, ligjore dhe morale te shoqatės."
4) Statusi i anėtarit tė nderit jepet pas propozimit tė njė anėtari tė kryesisė dhe vendoset nė takimin e pėrgjithshėm.
5) Anėtarė tė shoqatės nuk mund tė bėhen njerėz, qė kanė kryer krime dhe akte terroriste.
6) Anėtarėt nuk kanė tė drejtė tė prezantohen si pėrfaqėsues tė shoqatės, as tė flasin nė emėr tė saj pa miratimin e kėsaj tė drejte me shkrim apo me forma te tjera komunikimi nga kryesia.
7) Anėtarėt, nė mėnyrė individuale, kanė tė drejtė tė propozojnė te kryesia, por jo tė ftojnė nė emėr tė saj personalitete tė ndryshme nga trevat shqiptare, ose tė botojnė nė emėr tė saj shkrime tė ndryshme.


Kreu V
Humbja e anėtarėsisė

1) Anėtarėsia mbaron pas njė tėrheqje personale, pas pėrjashtimit ose pas vdekjes. Pėr humbjen e anėtarėsisė vendos kryesia.
2) Anėtarėsia mbaron nėse anėtari/ja nuk i pėrgjigjet detyrimit financiar pas dy paralajmėrimeve nga kryesia.
3) Anėtarėsia mbaron nėse njė anėtarė/e sillet nė mėnyrė jo korrekte dhe jo qytetare, ose nėse ai/ajo, bėn ofendime publike.
4) Anėtarėsia mbaron kur anėtari/ja, shkel rregullat e shoqatės, mbjell pėrēarje mes anėtarėve ose punon kundėr shoqatės.
5) Anėtarėsia mbaron kur anėtari/ja, humb kontaktin me shoqatėn pėr njė periudhė kohe shumė tė gjatė.
6) Pėr anėtarėt e nderit, anėtarėsia mbaron nėse mbledhja e pėrgjithshme e vendos kėtė pas propozimit tė kryesisė.


Kreu VI
Tė drejtat dhe kushtet e anėtarėve

1) Anėtarėt kanė tė drejtėn e tyre tė marrin pjesė nė takimet dhe aktivitetet qė organizon shoqata.
2) Anėtarėt kanė tė drejtėn e tyre tė votimit.
3) Anėtarėt e rregullt janė tė detyruar tė paguajnė rregullisht kuotat e shoqatės.
4) Anėtarėt e rregullt kanė tė drejtėn e kandidimit pėr nė kryesi.


Kreu VII
Organet e shoqatės janė

1) Tubimi i pėrgjithshėm.
2) Kryesia.

Tubimi i pėrgjithshėm:

1) Tubimi i pėrgjithshėm bėhet tė paktėn njė herė nė dy vjet dhe vendoset nga kryesia e shoqatės.
2) Anėtarėt e shoqatės lajmėrohen, tė paktėn tre javė para se tė bėhet tubimi.
3) Pėr ndryshimet nė status si dhe pėr zgjedhjen e kryesisė sė re, duhet njė votim i shumicės absolute.
4) Moderimin e tubimit e mban kryetari ose Presidenti i pėrhershėm i Shoqatės z. Gjekė Marinaj.

Nė tubimin e pėrgjithshėm

1) Merren vendime pėr ēėshtje tė ndryshme, qė lidhen me mbarėvajtjen e shoqatės.
2) Bėhet propozimi, zgjedhja ose pėrjashtimi nga detyra i anėtarėve tė kryesisė.
3) Merret vendim pėr shumėn e kuotės vjetore.
4) Merret vendim pėr dhėnien e statusit "Anėtar nderi"
5) Merret vendimi i shkrirjes sė shoqatės.


Kryesia

1) Kryesia pėrbėhet nga tre veta. Nga kryetari, zėvendėsi i tij si dhe sekretari, qė bėn edhe punėn e arkėtarit.
2) Kryesia zgjidhet pėr dy vjet.
3) Kryetari ka vetėm njėherė mundėsinė e kandidimit pėr t'u rizgjedhur sėrish si kryetar.
4) Kryesia mblidhet pas lajmėrimit qė bėn kryetari me shkrim ose verbalisht.
5) Agjenda e mbledhjes i bėhet e ditur shoqatės tė paktėn dy javė nė advancė.( Nė mėnyrė qė anėtarėt tė kenė mundėsi tė ngrenė probleme dhe tė bėjnė kėrkesa pėr miratim)
6) Vendimet e mbledhjes janė tė hapura pėr ēdo anėtar tė shoqatės, menjėherė pas pėrfundimit tė saj.
7) Nė se kryesia humbet njė anėtar tė saj, atėherė ajo ka tė drejtė tė zgjedhė njė tjetėr nė vend tė tij.
8) Kryesia tėrhiqet nga funksioni i saj pas zgjedhjeve tė reja.


Detyrat e kryesisė

1) Kryetari udhėheq tubimin e pėrgjithshėm si dhe kryesinė.
2) Kryetari pėrfaqėson shoqatėn nė raport me organizatat e tjera, me shtetin amerikan dhe shtetin shqiptar.
3) Zėvendėskryetari, ndihmon kryetarin pėr mbarėvajtjen e punėve tė shoqatės dhe e zėvendėson atė nė raste kur ai/ajo,largohet pėr njė periudhė kohe, sėmuret ose vdes.
4) Sekretari pėrgjigjet pėr punėn informative tė shoqatės kundrejt anėtarėve tė saj, mban financėn dhe ndihmon kryetarin nė udhėheqjen e shoqatės. Ai pėrgjigjet pėr veprimtaritė financiare tė shoqatės, nėnshkrimet dhe pagesat, qė bėhen nė konton e shoqatės.
5) Anėtarėt e kryesisė mund tė bėjnė harxhime financiare pėr shoqatėn vetėm pas njė shqyrtimi dhe aprovimi nga kryetari.
6) Deklaratat nė emėr tė shoqatės bėhen pas njė shqyrtimi nė kryesi dhe vėrtetohen me nėnshkrimin e kryetarit dhe sekretarit.
7) Kryesia vendos pėr bashkėpunimin me shoqata tė tjera kulturore.


Shkrirja e shoqatės

1) Bėhet vetėm me shumicėn absolute tė votave nga anėtarėt.
2) Nėse shoqata pushon sė funksionuari, kryesia ėshtė e detyruar tė lajmėrojė pėr kėtė organet kompetente tė shtetit amerikan, gjė tė cilėn mund ta bėjė vetėm Presidenti i pėrhershėm i shoqatės, pra themeluesi i saj z. Gjekė Marinaj.


      |     WebDizenjo