Logo
[ kthehu ]  

Adnan Mehmeti Adnan Mehmeti
Writer


Bio
Adnan Mehmeti u lind me 15 korrik 1964 nė Letovicė, Bujanoc (Lugina e Preshevės). U diplomua nė Universitetin e Prishtinės, nė Fakultetin Filologjik mė 1989. Gjatė viteve 1990-1995 punoi mėsues nė Zvicėr.
Nga viti 1995, jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Ėshtė President i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, anėtar i Shoqatės sė Poetėve Amerikanė dhe PEN Qendra Amerikane.

Ėshtė kryeredaktor i revistės letrare "PENA" dhe ka themeluar shtėpinė botuese "Adriatic Press".

Adnan Mehmeti ėshtė fitues i disa ēmimeve letrare, mes tyre ai "Pena e artė" nga Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, "Pulse" The Literatury Magazine of Lamar University - Beaumont, fitues i ēmimit, "Sezai Surroi", etj.

Poezia e tij ėshtė pėrkthyer nė anglisht, spanisht, rumanisht dhe suedisht. Ėshtė i pėrfshirė nė disa antologji poetike.

Veprat letrare:
"Bota e mendimeve", aforizma, Tiranė, 1996
"Diellin e kam futur nė xhep", poezi Tiranė, 2001
"Ikje nga vetmia", poema, Tiranė, 2004
"Leave the door open", poezi, Dallas, 2005
"Gjekė Marinaj, mė shumė se poet", monografi, Nju Jork,2007
"Deti nė mes", poezi, Nju Jork, 2008

Adnan Mehmeti
P.O. BOX 2350
Stamford, CT 06906
Email: adnanmehmeti2001@yahoo.com
Tel.: (203) 280-2211

-- Intervistė me z. Adnan Mehmeti, botues i revistės "Pena"



Poezi

ME KUAJT E ERĖS PĖRTEJ DETIT

Merreni dashurinė
Ēojeni pėrtej detit
Pėr ta murosur nė vendlindje.
Nuk do tė vonohet shumė pėr trupin tim,
Ndoshta njėqind vjet,
Ndoshta njė mijė vjet…

Trupi im, nga vonesa
I gjysmėmbetur rrugėve tė botės,
Baladė e heshtur,
Do tė qėndiset nė pėlhurėn e hijes sime
Pėr tė ardhur me kuajt e erės
Pėrtej shtatė maleve,
Pėrtej shtatė deteve,
Pėrtej shtatė kontinenteve.

Dashuria ime
Ėshtė bar i gjelbėr.
Mbin aty ku nuk shkelet.


NĖ LARGIMIN NGA AEROPORTI I PRISHTINĖS

E kėrkova me sy deri te retė.
Kosovėn,
Diellit ia lashė amanet.


UDHA E MBARĖ, KOSTANDIN!

- Kthimi i eshtrave tė Faik Konicės nė Atdhe -

Nuk mbaje pasaportė,
As biletė udhėtimi...
Mbėshtjellur me Flamurin Kuq e Zi
Nė heshtje, i tretur pėr Shqipėrinė...

Nuk mbaje pasaportė,
As biletė udhėtimi.
Nuk tė premtonte koha
Pėr debate nėpėr kancelaritė diplomatike,
As pėr botimin e numrit tė fundit "Albania".
- U vonova, pėshpėrite duke shpejtuar,
Asgjė nė jetė nuk vlen
Sa amaneti i dhėnė tė dashurės Nėnė:

- Udha e mbarė, Kostandin!


ME NOLIN NĖ BOSTON

(Nga vizita e anėtarėve tė Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė nė katedralen e Shėn Gjergjit nė Boston)

Me sytė e mi e pashė Nolin.
U ngjit shkallėve tė katedrales sė Shėn Gjergjit
Kam festė sot - tha -
Vijnė nga larg, shkrimtarėt.

Me sytė e mi e pashė Nolin.
Duke u lutur pėr mėkatet tona
Kam festė,
T'i gostisė shkrimtarėt.

Me sytė e mi e pashė Nolin.
Sot nuk kam kohė pėr meshė - u tha besimtarėve.
Kam festė,
Deri tek deti do udhėtoj me shkrimtarėt.


TAKIM ME NJĖ ARBĖRESH NĖ NJU JORK

Gjashtėqind vjet mė i vjetėr se unė,
Mbi flokė kishe thinja,
Sytė tė ishin lodhur,
Duke shikuar pėrtej detit.

Gjashtėqind vjet mė i vjetėr se unė,
Nė Nju Jork,
Nuk kemi nevojė pėr diplomatė,
As pėr pėrkthyes.

Gjashtėqind vjet mė i vjetėr se unė,
Nė Nju Jork,
Binte dėborė.
Por gjurmėt nuk u mbuluan.


DHEMBJE

Dhembje tė njėjtė kam,
Vuajtja e ēdo shqiptari,
Ėshtė dhimbje e zemrės sime delikate!


EDHE YJET DASHUROJNĖ

Edhe yjet dashurojnė, urrejnė, ndahen
Edhe ata kanė fjalėn "Tė dua".

Nė qiellin pafund,
Meteori,
I dėshpėruar nga humbja e dashurisė,
Vendlindjen e braktis.


TĖ QESHURAT E VAJZAVE

Vajzat bjonde, me flokė tė gjata,
Tė shkujdesura hedhin rrobat mbi rėrė,
Mbulojnė trupin e zbuluar
Me valėt e detit.

Vajzave bjonde, me flokė tė gjata,
Peshqiri, bandilli i tyre;
Ua thanė pikat e fundit tė ujit.
Gjokset e tyre
Ulen e ngrihen
Si valė deti.
Dielli, i turpėruar
Ul sytė
Dhe fshihet pas horizontit.

Muzgu, ky dėshmitar ziliqar,
Dėgjon tė qeshurat e vajzave bjonde,
E vajzave me flokė tė gjata,
Qė nuk pushojnė deri natėn vonė…


VATHI

Pas shiut tė mbrėmjes
Humbe vathin kujtim nga jot' gjyshe.
Por, ne lidhėm dashurinė,
Pas puthjes sė parė.

Qortime pate nė shtėpi.
S'ka rėndėsi.
Ē'ėshtė vathi i arit,
Para dashurisė sė madhe?!

Pėr nė vjeshtė
Caktuam takimin e ri,
E vathin e mbetur do ta kemi,
Dėshmitar tė puthjes sė parė.


NUMRI 74

Adresa ime, me kohė, ka ndryshuar,
Nuk mban numrin 74.

Nė shtėpinė e vjetėr dykatėshe,
Me vite nuk i hap dritaret,
As portėn e madhe.
Por numri 74
Ėshtė tabela besnike
Qė i pranon letrat e ardhura
Edhe pa praninė time.

Adresa ime, me kohė, ka ndryshuar
Por numri 74
Mė kujton shtėpinė e lindjes.


BESNIKĖRIA APO FRONI

Ngopu me pėrkėdheljet
Dhe me mizorinė,
Tė ofrohet kurora
Mbretėreshė e Gentit trim.

Tė mos ishin dy sy
Qė tė pėrcjellin me zili,
Lehtė do tė ishte pėr ty;
Fantazmėn do dėbonim me ushtri.

Ēdo tė kremte vishesh me shami
Derdh lot mbi varr.
Pse vuan o i gjori Pleurat?
Kush s'mendon pėr ty?!

Besnikėria apo froni,
Cila ėshtė me rėndėsi.
Na trego pa hile, Etlevė
Krenari e bukurisė ilire.

*Sipas kronikave mbreti Genti u martua me Etlevėn, gruan e vėllait.


NĖNĖS

Diellin shtatė pjesė e ndave
Por zemra mbeti
Nė duart e tua.

Sa miliona vite mė duhen
Pėr ta vjedhur zemrėn
Tė takohem me Itakėn time.

Itakė!
Nėnė!
Ndaj kujt tė bėj lėshime?

[ kthehu ]  
      |     WebDizenjo