Logo

Gjeto Turmalaj Gjeto Turmalaj
Writer


Bio
Ka linde ne Razem tė Vrithit, nė Shkrel te Malesise Madhe me 12 Gusht 1942. Shkollen Fillore e ka kryer ne Vrithe, shkollen 4 vjet "unike" ne Fier, te mesmen te pergjitheshme pa shkeputje nga puna ne gjimnazin "Hydajet Lezha" ne Lezhe. Ka shkrua shume poezi, vjersha e rapsodi. Shkruan tek Revista "Kuvendi" ne Michigan, ne Revisten "Jeta Katolike" ne New York, gazeten "Illyria", New York dhe ne revisten fetaro-kulturore ne Tuz te Malsise Madhe "Zani i Shna Ndout". Ka botuar dy libra me poezi.

Ka botuar:
FJALA SI FILLIM, poezi (2002)
SA LARG, poezi (2004)


Pjesė nga krijimtaria:


PER NANEN

Ashte pake kange pa fund me kendue,
Ahte pake vargje pa fund me shkrue,
Ashte pake me i thur hymne pa ja nda,
Ashte pake me ja fal zemren qe ajo ta ka ba.

Prej krahnorit te saj vjen ne jete,
Ne dashnin e saj shpresen e mbshtet,
Ne momentin ma te veshtir "thrret o Nane",
E bekimi i saj te mbulon ne cdo ane.

Se ashte krijesa ma e madhe e dashnis,
Se ashte shpirti ma i madh i ngrohtesise,
Edhe kur te mbaroje drita e diellit e hannes
S'ka per te mbarue madhshtija e Nanes.


LEZHES

Lezha e Beslidhjes se burrave te dheut,
Lezha e memorialit te madhit Skanderbe,
Lezha e ma te madhit poet kombetar,
Lezha e At Gjergj Fishtes qe rri ne Altar.

E Lisusit te mocem sa vet lashtesia,
Me fortesa aq antike sa mrekullia,
Iliret aty lane gjurmet e medhaja,
Qyteti arkeologjike qysh nga kalaja.

Lezha e bukur shtri perbuz Drinit,
Me portin ma te vjeter te Shqipes "Shengjinin"
Ne Lezhe Shen Francesku 800 vjet ma pare,
Mbi shkamb vuni themelet e kishes pishtar.

Ne Kishen e Shen Kollit perpara Elterit
Kje varros Skanderbeu lavdia e vendit.
Ky hero kombetar i mbare qytetrimit,
Starteg,luftar,e mbrojtes i krishterimit.

Historia shkruen per Lezhen qytet,
Jezuitet, Franceskanet dhe i famshmi BARLET.
Ne Lezhe princat ne kuvend bashkuen shpatat,
Me bese vllaznit e shqipe lidhen Principatat.


FJALA SI FILLIM

Ne fillim ishte fjala,
Fjala ishte ne Hyun
Hyu krijoi cdo gja,
Boten dhe driten.
Hyu tha;
Ne errsine te shkelqeje drita,
Te bahet nata e dita.
Ashtu u ba.
E eci koha,
Me skonda,
Minuta,
Ore,
Dite,
Jave muej,
Stine, vite,
Dekada e shekuj.
JETA jone sa hape mbylle
Syte.
SA koha e "Nje sekonde"
Ne Galaktike!

MOS ME THONI HARROJE

Harroje Shqipnin ketu ne Amerike,
Harroje c'le atje kur ike nji dite,
Mbaje fort zemren ne parzem,
Harroje se linde, atje ne Razem.

Harroji ato dite, ku te kaloi rinia,
Ne at'perle te bukur qe ka Shqinia,
Harroje e mos e kthe mbrapa mendimin,
Germo e gjeje ketu n'Amerike gezimin...

Harroje Lezhen edhe 34 vjete,
Harroje,harroje harroje krejt!
O njerz me thoni,ju lutem,
Po harrova e huba Atdheun ku te futem!?

Dhe keshtu me madhe, pertej oqeanit,
I bie kryq e terthuer vatanit,
Me mendje, me anderra, me gjum e pa gjum.
Atdheu ashte rrit me mue, e tek une!


SI GJYKOJME

Ai njeri:
Ashte i bardhe,
Ashte i verdhe,
Ashte ezmer,
Ashtei zi.
Jo,
Jo,
Jo,
Ashte njeri,
Ngjyra lexohet,
Ne shpirte,
Mos gjykojme,
Per
Ngjyre
Peremdine...!


FISHTA NE PERKUJTIM

Gjeniu yne qe me adhurim nderohet gjithmone,
ashte ftyra e shndritur e kombit tone.
Mendja,zemra e shpirti i tij,
Punuan per Fe e Atdhe deri ne perjetsi

Si poet e krahasuan me Shilerin e Geten,
ne krahasim perseri borxh i mbeten.
E barazuan me te famshmin Shekspirin,
si kollos i letrave shqype jo per delirin.

Maksim Lamberti e cilsoi Homeri i Shqipnise,
krenaria e Kombit te truadhit te Ilirise.
Thirrja e Fishtes per ne, nder shekuj jehon,
ti daum me fuqi te shpirtit, Atdheun e gjuhen tone.


"MALLE MERGIMTARI"

Ju luta e ju luta, e ju pergjerova Hanes,
Leshojma nje rreze mbi varrin e nanes.
Me lot ne sy ju luta Hyllit te sabahit,
ma ndrico o hyll varrin e vllaut.

E mu pergjigjen me ato rreze prore,
s'shuhet malli qe ke per ato vorre,
Perse ike aqe larg e u ktheve kurrizin,
mendove se ketu matan oqeanit,
gjen qetsi e parrizin,

Duhet ta dish se zemra te digjet si furre,
ktheju se Atdheu e Nana s'harrohen kurre,
Gjithkush edin si Atdheu u formua !!
me "Hinin e te parve"qe aty per amshim,
kane pushua.

      |     WebDizenjo