Logo

Klajd Kapinova Klajd Kapinova
Writer & Journalist


Bio
Klajd Kapinova, ka mbaruar shkollėn e mesme Bujqėsore nė Koplik (Malėsi e Madhe) nė vitet 1978 – 1982. Mbas njė viti pune nė bujqėsi nė Fermen e Zooteknikės nė Shkodėr, ka vijuar e mbaruar studimet e larta nė Universitetin e Tiranės, dega Gjeografi mė 1983 - 1987. Emrohet mėsues nė fshatin Vukjakaj nė zonėn e Shllakut, ku punon deri nė vitin 1990. Mbas viteve ’91, ka bėrė specializime pasuniversitare pėr mjedisin dhe si metodist i gjeografisė. Ka studime e botime nė fushėn e gjeografisė, sidomos asaj fizike, urbane e turizmit. Ka punuar si mėsues nė shkollėn e mesme tė Gjuhėve tė Huaja nė Shkodėr deri nė prill tė vitit 2002.
Dallohet pėr botime cilėsorė tė veprave me karakter njohės dhe publicistikė, pėr problemet e klerit, tė ndihmės sė tij nė procesin demokratizues nė Shqipėri. Publicistika ėshtė hobi i tij, aq sa nė kėtė fushė njihet jo vetėm nė ShBA, Shqipėri, por edhe nė Kosovė, Mal tė Zi, Zvicėr etj.
Artikujt e tij kanė prirje enciklopedike, kulturorė, shoqėrorė, historike dhe tė traditės. Ėshtė antar ose i zgjedhur nė forumet “The World Forum of Professionals in the Secular and Religious Media” nė Geneve tė Zvicrės, UCIP - it nė Shkodėr dhe ish-antar i stafit tė disa gazetave e revistave nė ShBA, Shkodėr, Tiranė, Prishtinė. Ka qenė editor i revistės “Rrezja e Jonė”, “Illyricum”, e redaktor nė revistat: “Kumbona e sė diellės”, “Rreze drite”, “Mbas Teje”, “Shpresa” (Prishtinė), “Vagues” (“Valėt”, nė 4 gjuhė tė huaja) dhe revistave kulturore “Kuvendi” (Detroit), “Jeta Katolike” (New York).
Ėshtė bashkėautor i librit “Kualida” pėr gjeografinė, projekt i financuar nga Fondacioni “SOROS” (Tiranė, 1997), autor i librave: “Me Kryq dhe Pendė” (Shkodėr, 1997), “Mes Kryqit e Atdheut” (Shkodėr, 2000), “Engjėll vuajtje dhe Shprese” (Libėr jetėshkrimor pėr Nėnė Terezėn, Shkodėr, 2002), “Atdheu nė zemrėn e mėrgimtarit Pjetėr Kolė Smajlaj” (New York, 2006) dhe bashkautor me Tomė Mrijaj, nė librat: “Dom Anton Kēira shėrbestar i Zotit e i Atdheut” (Shkodėr, 2002), “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (1962 – 2002) themeluesi e udhėheqėsi Ismet Berisha” (New York, 2002).
Pėr pak kohė ka punuar si Staff Writer nė gazetėn shqiptaro – amerikane “Illyria” nė Manhattan New York. Eshte antar i Klubit tė Shkrimtarėve Shqiptaro – Amerikanė. Ka redaktuar libra me poezi, monografi e kujtime dhe shkruar parathėnien e tyre. Eshtė bashkėpunėtor nė shumė faqe interneti nėpėr botė.
Jeton e punon nė New York U.S.A.

      |     WebDizenjo