Kėze (Kozeta) Zylo
Writer
Bio
Ka lindur nė Tepelenė, nga prindėrit Brahim dhe Liri Gjoni, njė familje Mezhgoranase, me tradita patriotike dhe arsimdashėse.
Pasi diplomohet nė Universitetin e Elbasanit "Aleksander Xhuvani" pėr Gjuhė dhe Letėrsi (1979), punoi si mėsuese e Letėrsisė Shqipe dhe botėrore nė disa gjimnaze tė Tiranės, ndėrkohė kryen dhe studimet pasuniversitare nė Universitetin e Tiranės.
E spikatur qė nė vitet 80-tė pėr prirjet dhe qėndrimet e saj jokonformiste, K.Zylo u pėrfshi energjikisht nė proceset demokratike qė ēuan nė rėnien e komunizmit.
Mori pjesė aktive nė krijimin e Partisė Demokristiane tė Shqipėrisė dhe qė nga themelimi ishte nė kryesinė e Partisė Demokristiane tė Shqipėrisė.
Nė vitet 1994-1995, u zgjodh Sekretare e Pėrgjithshme e saj dhe drejtonte gazeten "Ora e Shqipėrise" organ i Partisė Demokristiane tė Shqipėrisė.
Nė kėtė gazetė botoi njė sėrė artikujsh publicistikė.
Ėshtė dalluar si njė mėsuese e apasionuar nė Tiranė dhe mjaft aktive nė shtypin e pėrditshėm e periodik, organizatore dhe regjisore spektaklesh tė rinisė, etj.
Nė gjimnazin "Ēajupi" sė bashku me njė grup nxėnesish drejtonte gazetėn "E Ardhmja"
Nė shkurt tė vitit 1997, me shpėrthimin e trazirave social-politike nė Shqipėri, emigron nė ShBA (New York), ku integrohet nė shoqėrinė e atjeshme, vazhdon kualifikimet nė kolegj, emėrohet Kėshilltare e studentėve nė BramsonORT College (2000-2004).
Punoi si pedagoge disa vite nė "Globe Institute of Technology" nė Manhattan, dhe tani ėshtė e punėsuar nga Bordi i Edukimit tė New Yorkut.
Shquhet ndėr veprimtaret mė aktive nė komunitetin shqiptaro-amerikan.
Ėshtė zgjedhur sekretare pėr shtypin dhe informacionin nė Shoqatėn e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė nė USA. 2007-2010.
Rreth poezive tė saj u zhvillua njė orė mėsimi e rregullt nė shkollėn e mesme Susan E. Wagner nė Staten Island, New York, udhėhequr nga Prof.Helen Decker.
Gjithashtu poezitė e saj u pėrzgjodhen dhe u interpretuan nė njė mjedis amerikan, gjatė njė aktiviteti letraro-artistik, nė njė nga qendrat e mėdha kulturore "Staten Island Greenbelt center, udhėhequr nga znj.Sheree Sobel, shkrimtare dhe psikologe.
Eshtė korrespodente dhe analiste e gazetės "Illyria" nė USA, bashkėpunėtore nė TV "Kultura Shqiptare" dhe nė disa media.
Narratore nė TV Alba Life nė Staten Island, New York, ku sė bashku me bashkėshortin e saj z.Qemal Zylo Ph.D kandidate dhe familjen, janė pronarė tė TV Alba Life New York dhe themelues tė shkollės shqipe.
Pėr kontributin nė TV, mund tė klikoni nė njė nga emisionet e saj ne youtube:
http://www.youtube.com/watch?v=hrKOMZaGcwQ&feature=related
Zv/Presidente e Org. sė Gruas Shqiptaro-Amerikane "Zėri Ynė" nė New York.
Pėrfaqėsuese e medias pranė Shkolles Shqipe "Alba Life" nė New York.
Ka organizuar pėr vite radhazi, sė bashku me bashkėshortin e saj z.Qemal Zylo, ditėn e Flamurit si dhe veprimtari tė tjera atdhetare, kulturore dhe patriotike pėr Shqiperinė, si dhe simpoziume pėr ēėshtjen e Kosovės.
Pėrmes veprimtarisė sė saj tė dendur, si dhe krijimtarisė sė kahershme publicistike, letraro-artistike, veēanėrisht nė poezi, K.Zylo ka fituar respektin e studentėve shqiptarė nė New York, tė komunitetit shqiptar nė SHBA, Diasporė dhe nė Mėmėdhe.
Ėshtė e martuar me z.Qemal Zylo dhe ka dy vajza, Dr.Valbona Zylo Watkins dhe Klodiana Zylo Halsted.
Ēmimet
1. Libri "Mjellmat po tė vijnė" u shpall libri mė i mirė i vitit, nė Panairin e librit me shkrimtarėt e Diasporės nė New York, 2009, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė.
2. Ēertifikatė mirėnjohjeje pėr bamirėsi dhe punėn udhėzuese tek studentėt e saj nė mjedieset e njė Qendre Shėndetėsore, tė cilėt pėr shumė kohė punuan vullnetarisht pėr tė ndihmuar njerėz tė moshės sė vjetėr dhe me probleme shėndetėsore. Kjo ēertifikatė u dha nga Shkolla e Mesme "Wagner" dhe Qendra e Rehabilitimit "Eger", ne SI, New York, nė ceremoninė e gradimit tė nxėnėsve, tė cilėt u pajisėn me diplomat e shkollės sė mesme. Maj, 2010
3. I jepet titulli: "Personalitet i Shquar i Kulturės Mbarėkombėtare" nga Shoqata Mbarėkombėtare I.Qemali Vlorė, 28.11.2009
4. U shpall gruaja e vitit 2008, nė New York.
5. Ēmim nga revista "Fotjon Art", 2007 - 2008
6. Ēertifkatė mirėnjohjeje nga TV "Albanian Culture" nė New York, pėr njė bashkėpunim tė ngushtė me TV dhe mirėnjohje pėr Komunitetin, 2007
7. Ēertifikatė nga Lidhja e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane pėr njė kontribut tė shquar nė Letėrsi, 2007
8. Ēertifkatė "Mirėnjohjeje" nga Shoqata "Dibra" nė Amerikė pėr ditėn e Mėsuesit, 2006
9. Ēertifikatė nga Akademia e Shkencave nė NY, pėr njė punė tė palodhur nė Media, 2006
Libra tė botuar:
1. Monumenti i Lotit (me poezi) (2005)
2. Pranverė pa Mimoza (me poezi) (2006)
3. Mjellmat po tė vijne (me poezi) (2008)
4. Nje fjongo dielli nga New Yorku (me poezi) (2010)
5. Refleksione shpirterore (kritike, esse, reportazhe) (2010)
6. Bashkautore nė Antologjinė "Perėndim i malluar"
7. Bashkautore nė librin: "Kur e lė zogu folenė"
8. Bashkautore nė librin: "Itaka e fjalės"
9. Redaktore nė antologjine "Zemra Prindėrore"
10. Bashkautore nė librin: "Antologie de poezie"
Ka gati pėr botim dhe dy libra tė tjerė.
Mjelmat po tė vijnė!
Nuk e di,
Nė mė ke harruar liqeni i bukur i Tiranės,
Nuk e di?
Fėshfėrrimėn e mėndafshit tim, ecur dikur,
Dhe fėrshėllimėn e te dashurit tim,
Nga kėnaqėsia e puthjes,
Kur loznim kukamfshehtėsi,
Dhe nė gjethet e bardha,
Tė lule deleve, kėrkonim fatin,
Mė do apo s'mė do?
Nėn ėmbėlsinė e cicėrrimes sė zogjve,
Ne ecnim te dy tė pėrqafuar,
Rreth trungut tė pishave,
Aty ku lulet bėnin pjalmimin.
Unė nuk e kam harruar liqenin tim,
Prapė dua tė vij pas kaq vitesh,
Edhe pse mund tė jesh zemėruar,
Nga mosardhja ime aty,
Por druhem se mos pishat jane tharė,
Dhe liqenit po i humbet shtrati,
Oh, nuk dua ta besoj kurrė kėtė marrėzi,
Pritmė liqeni i bukur, pritme si dikur
Se mjellmat po tė vijnė!
The Swans are Coming to You!
I don't know,
If you have forgotten me beautiful Tirana lake,
I don't know?
The whisp of my silk, walking sometime,
And the rustling of my lover,
From the pleasure of a kiss,
When we played hide and seek,
And in the white petals,
Of the daisies, we asked fate
'Does he love me, or love me not?'
Under the sweet chirping of the birds
The two of us walked holding each other
Around the trunks of the pines
There where the flowers pollinated.
I have not forgotten my lake,
Again, I need to return after so many years,
Even though you may be upset,
From my absence there,
But I am daunted that pines might be withered,
And that the lakebed is gone
Oh, I don't ever want to believe this foolishness,
Beautiful lake, wait for me, wait for me as then
Because the swans are coming to you!
2008
Tungjatjeta Kosovė!
Tungjatjeta Kosove!
Tungjatjeta Princesha ime,
Sot po udhėtoj kudo,
Me medalionin e Lirisė nė gjoks,
Medalion qė s'do ndryshket kurrė!
Nė kujtesėn e dhimbjes shkulmėzon shpirti,
Pėr rrėmbimin e tė artit medalion,
Nga zotat e heshtun tė Olimpit...!
Lamtumirė ju Zota tė heshtun, lamtumirė!
Lamtumirė ju qė ma gėrryet kockėn,
Me molėn e hipokrizisė!
Princesha ime Kosovė,
Mė lejo tė vė buzėt, nė bisqet e Lirisė,
E me ju tė bashkohem ne simfoninė e kėngėve,
Tė miliona shqiptarėve, qė kėndojnė shqip,
Aty, nė tokėn e lirė!
Sythet e Lirisė kanė buisur,
Janė harbuar sot, nė degėt e Shkurtit,
Shkurt dimri, kthyer nė stinė pranvere!
Mėngjesin e burgosur zgjoi,
Duke hapur kufirin e shpirtit,
Me vezullim rrezesh nga bjeshkė Kosove!
Mė fal Kosovė qė s'tė vij dot atje, mė fal,
Por, edhe pse larg teje sot,
Unė po e shijoj kėtu lotin e gezimit,
Te ngrirė kallkan, acareve,
Tashme tė shkrirė nga Ju, por edhe nga kjo tokė,
Ku u vesit gonxhja e Lirise, dikur si manushaqe kokėulur!
Nuk do dėgjoj mė krokatje korbash,
Ato kanė kohė qė u shkrumbuan nė harkun vetėtimė tė Lirisė!
Nė trungun e tokės tėnde, dhimbjet lėshonin rrėnjė,
Sot ato u groposėn nė dheun e Prizrenit, Prishtinės
E nė gjithė tokėn e Dardanisė!
Unė kam kohė qė jam larg teje, kam kohė
Por dhe pse larg, vetėm tek ty pėrkundem me ninulla,
Nė tė vetmin djep me shqiponjė gdhendur,
Me emrin Kosovė, me emrin Shqipėri!
Eja, Liri Kosove, eja dhe tek unė,
Mė kap prej dore, se sonte dua tė hedh vallen e Rugovės,
Me xhamadanė sokolash e me plisin e bardhė nė kokė,
Tė trand botėn e cmendur, qė shekuj me radhė,
Ta pėrtypėn Lirinė!
New York, 17 Shkurt, 2008
Njė pikė hėne
Erdhe mbrėmė nė kalė shaluar,
Nė ca shtigje qė s'i di,
Njė pikė hėne shtrydhe duarsh,
Si Sadiu re nė gji.
Kishja veshur fustan dielli,
Terrin e muzgut more peng,
Brenda buzėve, mjaltė lėshove,
Bilbil prilli qė mė ēmend!
Me lotė shpirti njome shtratin,
Nga dritarja Hėna qeshte,
Tė mos mbyteshim tė dy,
Unė i piva, gjithė pėr vehte!
2009
Cipa e shpirtit
Mė prekin cipėn e shpirtit tė ėmblat fjalė,
Dhe timbri i zėrit mė vjen butėsisht tani,
Dridhet zemra ime nėpėr fantazi,
Pėr puthjen e zjarrtė mbetur tek ti!
Unė po shkoj tė fle nėn kupėn e qiellit,
Dhe yjet do mė lajnė me lotin e florinjtė,
Do tė gdhihem me mėngjesin e artė tė diellit,
Njė ylber me ėndrra mbi shtrat do jenė shtrirė!
Korrik, 2008
Monumenti i Lotit
Sa lot ėshtė derdhur,
Pėr ty nėnokja ime Shqipėri!
Nė qoftė se do tė kishim mundėsi pėr t'i mbledhur
Me siguri do tė krijohej njė oqean i tėrė,
Ndoshta oqeani mė i madh kohor,
Nė gjithė rruzullin tokėsor.
Ėshtė lot i brezave, qė pushtuesit panė me sy,
Ėshtė lot i vashave, pėr tė dashurit,
Qė u arratisėn nga aty,
Ėshtė lot i pleqve,
Pėr fėmijėt qė i lanė nė vetmi,
Ėshtė lot i bijės,
Qė s'u ndodh pranė nė vdekjen e nėnės
Ėshtė lot i fėmijės,
Qė rritet pa parė baba me sy.
Janė varret e prindėrve,
Qė u mbuluan pa njė grusht dhe tė burrit,
Eshtė lot im qė ēan palcėn e gurit.
E si kalė i hazdisur, vrapoj nėpėr shekuj,
Pėr tė qėmtuar brengat tė qendisur nė shpirtra,
Qė pena ime bashkė me skulptorin,
Tė ngrenė madhėrishėm, Monumentin e Lotit.
Washington, Shkurt 2001