Lekė Gjoka
Writer
Bio
Lekė Gjoka ka lindur me 6 Prill 1970 nė Kallmet tė Lezhės, njė nga fshatrat mė tė bukura nė Shqiperinė e Veriut, me njė gjelbėrim tė pėrhershėm, me ujėra tė bollshėm, me njerėz punetorė e artdashėsh. Kėtė fshat e identifikojnė edhe me verėn e tij tė famshme "Kallmet", e tė tjeret e indetifikojne me leksikografin e parė shqiptar, e patriotin e madh Frang Bardhi. Autori Lekė Gjoka nė fillim tė vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit tė komunizmit, qė kėrkonin tė merrnin, nė varrin greminė qė po binte, me qindra jetė djaloshare, arratiset nga ushria nė Ersekė tė Kolonjės pėr nė Greqi, ku ne Athine njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini, ku nis tė botoje reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi nė gazetėn "Egnatia", qė botohej nė Greqi nga Koleci. Lekė Gjoka ėshtė njė fitimtar i pėrhershem mbi rropatjet e tranvajat e jetės. Nė vitin 2001 botoi vėllimin e parė poetik "Lotėt e puthjes", qė pasoi nė vitin 2003 me vėllimin e dytė "Diellin e kapa pėr veshėsh".
Cikle me poezi janė botuar nė antologjinė poetike: 1- "Ballada e largėsive" (1995), 2- 45 poetė pėr Lezhėn" (1996), 3- "Pas Migjenit (2001), si dhe nė mjaft gazeta si nė Diasporė, ashtu edhe ne Tiranė, Prishtinė, etj.
Drejton nė internet faqen Lezhe Online dhe ne Yahoo, toplisten me te madhe shqiptare MEMEDHEU...
Qė nė vitin 1998 jeton nė Jacksonville, Florida, SHBA sėbashku me bashkshorten Bardha, dhe dy femijėt Donald dhe Daniela Gjoka...
Pjesė nga krijimtaria:
Lotėt e Puthjes
Larg nė dhé tė huaj
kur sytė veē nė ėndėrr t'i pashė
nė buzė qėndrojnė pakėz lotė tė puthjes
pakėz lotė tė puthjes sė thatė !...
Nata rend mbi dallgė tė lodhjes
ndjenjat marrin udhė tė gjatė
qėndrojnė pak nė oborr tė shkollės
Nė vjeshtė pemėt s'di pse qajnė?
(Mos kjo stinė iu vodhi rrobat ?!)
Ah e dashur, buzėt qajnė
kėtu larg nė dhe tė huaj
katėr stinėt vjeshtė janė
s'po shterojnė lotėt e puthjes !..
Ē'mu rishfaq Migjeni udhėve tė Athinės
Ishte ēmendur makina e pronarit dhe me vrap
si kalė i hazdisur rendte autostradės
por semafori i kuq pėr krahu e kap
dhe ia nxierr kllapinė.
Kokėn kthej mėnjanė, sytė shohin nė dritare njė vocėrrak
qė asnjė pikė gjaku nė fytyrė s'i kish mbirė!
- Mė fal pesė lekė se dua tė jetoj - mė tha ai shqip
Zgjata paret e ia dhashė, u mbyllėn vetė sytė
pėrpara Migjeni i zverdhur m'u fanit.
Ėshtė ca e lasuar Athina dhe bėn zhurmė
s'i bie ndėrmend se ka ndonjė vocėrrak shqiptar
qė pėr shtėpi ka lulishten
e pėr mbulojė ajrin e verės
Vallė vargjet kush pėr fyti po m'i kap
lotėt e zemres?
- Ik nė Shqiperi ! - mu duk se i thashe
se vetėm atje do tė tė falin ndonjė copė jetė
se si m'u zhduk papritmas ai vocėrrak
se makina sėrishmi m'u ēmend !...
Kush e solli dashurinė?
Mėngjesi i lau faqet
mesdita i krehu flokėt
era ia shkundi mendimet
dhe ia thau lotėt !
Ora ia dha vrapit
sytė me qiellin ndėrrohen
detrat po bėrtasin
detrat zemėrohen !
Se s'ka mė ujė lotėsh
se u shterr trishtimi
s'kanė si mbushen botėt
e kėtij zemėrimi !
Nuk shterrojnė dot kėngėt
por buruan puthjet
dita lind pėr sytė
nata vjen pėr buzėt!...
Ora ia tha vrapit
dhe nė planetin tjetėr
u takua mė djalin
e me puthjen e vjetėr !...
Trokitmė dhe mua nė derė !...
Shqipni shihmė drejt e nė sy
sėrisht me ty po flas prapė
pse ule kryet unė e di
por jeta ngajherė tregohet e praptė !...
Shikon ti vashat e tua t'fildishta
qė kėmbėt e turpit hapin Europės
ato qė nuk do shpėrthejnė kurrė filiza
ndal Shqipni, mos i bjere me grushta kokės !...
Shihme Shqipni vijė nga larg
atje ku nderin s'e peshojnė peshoret
pėr krye tė bjeshkėve nuk po tė rrej sak
pse mė sheh ashtu Shqipni, a s'tė besohet ?...
Mė buzeqesh pak nana disi e turpnume
e nga sytė i thehen si qelq dy bulėza loti
shtrin duart tė ashpėrsume
e mė merr nė prehėr, qė kundėrmonte erė baroti !...
- Eh birė! - psherėtin nana prej pėrmallisė
dhe nis tė numėroje thinjat me rradhė
kur ikėt ju prej shtėpisė
veē dritė e shpresė iu shpėrthente nė ballė !...
E di moj nanė se malli m'i mbolli thinjat
dhe trishtimi m'i vadiste papushim
me bojė shpirtėrore do t'i ngjyros ndienjat
e prapė do ngarkoj nė shpinė djalėrinė !...
Mė fal nana, se ndaloi treni i shpresės
e do nisem prapė se biletėn e kam prerė
kur tė vish ndojherė tek bijtė mėngjesesh
tokitmė lehtė edhe mua nė derė !...
Shtator 2002
Diellin kapa pėr veshesh !...
Diellin kapa pėr veshesh naten njė dite
dhe ai me pa me inat
nė trup e kapluan ca tė dridhura si mornice
e njė tė zbehtė fytyres i trokiti nė prag !..
Ah !- shfryu dielli - kur ia lėshova veshet
e tonėlata vransire i shpėrthyen sytė
male zemerimesh kercitnin mengjesesh
e nė pellgjet e trishtimit notonin merzite !..
Me shikonte dielli si i turrullosur
- ēfarė ke me mua ? - mė tha
ta dish unė Shqipėrinė nuk ta kam ftohur
e lumin u mundova te pi por ajo mbrenda ra !..
- Mė fal !- i thashe me njė shikim
dhe desha prap pėr veshesh ta kap
por shoh tek rrokulliset disi me e qeshur Shqipėrinė
e dielli shtriu duart dhe e ledhatontė tere merak !...
E tash Shqipni vaun e gjete !...
Shqipni tash shtrimna dorėn
me gjuhėn e erės po tė flas
n'rrokullime e larguam kohėn
e n'udhen e mallit rreshkas !...
Po tash folmė lumi ka va
njė sy t'loton
e dhimbja s'nxierr za
e bjeshka shpirtrishtuar rėnkon !...
... Por prapė ti nanė hijshėm e man shtatin
e mė nis me postėn e shpirtit njė buzėqeshje
qė kishte ngarkuar nė shpinė fatin
nė kėtė udhė me kthesa e leqe !...
Krahėt udhės sė shekujve t'i prenė
por duan edhe shpirtin ta marrin
heeej shqiptar ktheje kokėn shihe folenė
mjergull e tym ecėn nė njė udhė me shqiptarin !...
... Pakėz dritė, pakėz shpresė
si njė syth lisi, qė do tė ringjallė lisin e prerė
hap dritaren e shpresės pa pėrtesė
e shfryj kur fryn idhshėm e helmuara erė !...
E tash Shqipni nė lumė ke ra
por vaun buzėgaz e ke gjetė
dhe ecėn me ngulm, se syri s'loton e dhimbja n'varr ka ra
e buzėqeshja jote hap portėn e shpirtit ashtu lehtė-lehtė !...
Kacavirren mendimet
Kacavirren mendimet nė pemen e merzisė
qiejt shpirtėrorė i ledhatoj me buzėqeshje
mendimet veshin trikėn e trishtė
ndal frymen ; e njė ēast mendimet i gjuaj me heshtje !..
Ngatėrrohėn planetet e dashurisė
nė ketė stinė dashurie ngatėrrohen rrotullimet
dielli i shpreses mundohet tė mos japė shpirt
megjithese drejt shtratit te vdekjes po shtriqen pėrqafimet !..
Pemet shpirtėrorė po thahen e lėshohen ne denesa lotėsh
se dikur pas puthjės rigonte ėmbelsi
e zjarri i ngrohtėsise oqeane epshesh shijonte
dhe male trishtimesh e tonelata thashathemesh i bėnte hi !..
Kacavirren mendimet nė pemen e merzise
trishtimin mundohėm ta gjuaj me heshtje
shtrij duar e ledhatoj imazhin e dashurisė
dhe sdua ti pres bilete vdekjeje !...
Amerikes iu mbushen sytė me lot
- Ushtareve Amerikane
qe rane herokisht nė kerkim tė lirise.
Ju puthjen e varroset nė heshtje
tė pėrlotura rete iu veshtrojne nga lart
u niset udheve tė vdekjes me pak rreze shprese
qė Lirine popujve tė robėruar tiu sillnit nė prag !..
Nga lart rete rigojnė shi tė idhet baroti
pėrdore me vdekjen ecni nė cdo hap
qe tė kapni ato qe nė kopshtin e brishte mbjellin
vdekjen e terrorin
dhe qe popujve lirinė iu mbyllen nė kafaz !...
Por
Njė ēast vdekja shtrihet plot qejf
duke harruar qė ju vdekjen e keni vrarė me liri
vetem puthjėn iu varros nė heshtjen e blerte
dhe heronjė iu kthen nė pėrjetėsi !...
Amerikes iu mbushen sytė me lot
pėr njė ēast Amerika ndaloi frymarrjen
shtrin duart plot dhimbje e ferkon heronjtė
e nė ndienjen e pavdeksise iu uron Mireseardhjen !...
Nenat
Kur dhimbja ne shpirt tė gjuan me shuplaka merzije
dhe dielli shpirtėror te shikon me inat
kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit
vjen nena si ne nje ėndėrr tė arte.
E dhimbja ne ēast iken rreshqathi te mbytet ne det
dhe dielli shpirteror te fal ledhatime
fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh
merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!
Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera
por kur ajo ėshtė mungese
ke gjithmone tallaze shpirterore
dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !..
Shqiperi gezohu per djemte...
- ne takimin e Texasit te SHSHSHA.
Kur nata po mundohet te zgjohet nga gjumi
turruvrap u mbyt ne oqean
notin mire nata kishte mesuar
por llogarite s'i dolen taman!..
Texsasi sonte e nderroi buzeqeshjen
dhe rruget e ndryshuan rrahjen
oqeani po degjonte me vemendje biseden
e me perqafime dallgesh na uroi mireseardhjen !...
S'e dinim se shqiptaret e Dallasit
keto sterniper te Kastriotit
ne damare pa stacion ndalese rendte gjaku i mikpritjes
qe s'ishte pare ne dite te sotit !...
U mbledhen shkrimtare e poete
ngarkuar shpirterisht me vargje e halle
Shqiperi gezohu per djemte
dhe ne djemte gezohemi per Nenen e Madhe