Logo
  English

Merita Bajraktari Merita Bajraktari McCormack
Writer

Bio
Merita Bajraktari McCormack, lindi nė Korēė nė vitin 1966, u rrit nė Cangonj tė Devollit. U persekutua pėr arsye politike, qė nė moshė tė vogėl, pasi ishte mbesė "Kulaku", duke iu ndaluar e drejta e studimit pėr art, megjithese fitoi konkurset e duhura.
Perfundoi shkollen e mesme me mesatare dhjete per te kater vitet dhe keshtu "fitoi" te drejten e studimit per t'u diplomuar si ekonomiste dhe me vone pas provimeve pasuniversitare, dhe si mesuese e gjuhes angleze.
Titullin MBA (Master Of Business Administration) e mori nga Shkolla Europiane e Studimeve pėr Manaxhim (SoM), Universiteti i Surrey-t, Angli.
Ka punuar si Ekonomiste dhe si Mėsuese e Gjuhės Angleze dhe para se tė largohej nga Shqiperia, ka punuar si Administratore e nje Projekti te FAO-s nė Shqipėri, pranė Ministrisė sė Bujqėsisė dhe Ushqimit, gjatė periudhės sė parė tė vendosjes sė regjimit demokratik.
Sot punon si Konsulente Biznesi e pavarur, se bashku me bashkėshortin e saj, John.

Pasionet e Meritės janė Letėrsia, Arti, Muzika dhe Teknologjia moderne.
Shkruan poezi dhe prozė nė Shqip dhe nė Anglisht, ėshtė korrespondente e Gazetės "ILLYRIA" nė Nju Jork dhe e revistės "Informatori" nė Zagreb. Poezite e saj ne anglisht jane botuar en disa orgasne, perfshi revisten "POETEKA".
Shumė artikuj tė saj botohen rregullisht edhe nė organe tė tjera tė shtypit shqiptar nė Shqipėri dhe Diasporė. Eshtė themeluese dhe moderatore e disa gruplistave dhe forumeve diskutuese shqiptare nė Internet.
Merita qė prej 1994 jeton sė bashku me bashkeshortin e saj John dhe tre fėmijėt e tyre nė Long Island, Nju Jork, SHBA.

ĒMIME:
Nė vitin 2006, Merita u nderua nga Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė me ēmimin "PENA E ARTE", pėr kontribut tė veēantė nė rritjen e standardeve nė gjininė e poezisė.

BOTIME:

Vellime personale:

"Me Zėrin e Zemrės" - Poezi
"Tinguj Malli" - Poezi
"Lulet e Jargavanit" - Tregime
"The Lilac Flowers" - Tregime nė Anglisht
"Dritaret e Shpirtit - Ferestrele Sufletului" - poezi te zgjedhura, ne Rumanisht, botim i Bashkesise Kulturore te Shqiptareve te Bukureshtit.

Antologji:

"Mozaikė tė Njė Portreti" - Antologji me krijime nga 26 autore, Drejtuese e grupit tė punės dhe bashkėautore
"Kur tė Digjem" - Antologji Letrare tė Festivalit tė IX-tė ndėrkombėtar tė poezisė, Tetove 2005.
"Perėndim i Mallur" - Antologji me krijuesit e Diaspores Shqiptare ne SHBA "Timeless Voices" - Antologji me poezi ne anglisht - Botim i Librarise Nderkombetare te Poezise.

Poezitė e Meritės nė anglisht gjenden edhe nė faqen poetry.com

-- Mė tepėr...

Poezi

albin
Tiranė 2005


Merita Bajraktari McCormack
Tinguj Malli
Vargje Zemre Pėrtej Adriatikut
Poezi

Parathenia: Koēi Petriti

© Autorja

ISBN: 99927-51-
albin
Tirane 2005


Pėr bashkėshortin tim John
dhe tre fėmijėt tanė.


Mirėnjohje
Autorja falenderon familjen e saj pėr dashurinė, mbėshtetjen dhe gjithēka qė i kanė dhuruar, nė veēanti bashkėshortin, fėmijėt, prindėrit, vėllezėrit dhe familjen e zgjeruar tė Z. Bajraktarit.
Njė falenderim special ju shkon mikeve anembanė botės, anėtare tė grup-listės sė vetme femėrore elektronike shqiptare “teuta-shqiptare”, qė kanė qenė tė parat tė lexojnė kėto poezi.
Falenderoj poetin e mirėnjohur Koēi Petriti qė me pėrkushtimin dhe angazhimin e tij i mirėseardhi kėto vargje.
Falenderime ju dėrgohen tė gjithė atyre personave qė kanė dhėnė kontribut nė kėtė libėr, emrat e tė cilėve janė brenda vargjeve dhe zemrės sime...
Autorja

E thashė njė urim sot pėr ty…

(Metafora e lumit tė vendlindjes nė brigjet e njė lumi tė huaj…)

Libri “Tinguj Malli” i Merita Bajraktari McCormack pėrcjell tek ne mallin e njė shpirti tė ndjeshėm poetik. “Ti tė marrosesh pas meje e unė tė ēmendem pas teje” ėshtė thirrja e njė dashurie tė thellė e cila, nė tėrėsinė e vėllimit, i drejtohet sa njė personi, aq edhe njė lumi, njė Bregu, njė vendi tė tėrė. Ėshtė shpirti poetik qė kėrkon metaforėn e lumit tė vendlindjes nė brigjet e njė lumi tė huaj e qė Bregun shqiptar, sa mė tepėr dėshiron t’i afrohet, e sheh tė larguar.
Poezia ėshtė ndėrtuar me enumeracionin e detajeve, sensibilizuar me ndjeshmėrinė e amėsisė qė do gėzimin dhe grish njeriun tė mos trishtohet, tė mos bjerė nė prehėr tė fjalės sė hidhur, tė kėrkojė tė bukurėn, tė qeshė pas petales, bletės, zogut, luleshqerres.
Poetesha nė pikėn e lotit sheh pėrcjelljen e njė haberi, dėrguar motrės vellobardhė. Gjithnjė me sytė nga deti ndien mallin pėr Bregun shqiptar, dhimbjen e fjalės, goditur nga gėnjeshtra, dėshirimin e Dritės e tė Zotit.
Jam si pėllumbi, shprehet poetesha mėrgimtare e dėshiruar tė kėmbejė dy fjalė shqip pėrmes telefonit. Nė vargje mallėngjimi kėndohet nėna, motra, djali ėngjėllor, vogėlushja pianiste. Vetėm shpirti poetik ngazėllehet e bėhet fėmijė me dėborėn, vetėm shpirti poetik i trembet fjalės “vetmi” dhe sheh ėndrra me luftė ėngjėjsh.
Vjershat janė thurur nėn mbresat e zėrave tė bashkėkohėsisė me mesazhe miqsh e mikeshash tė internetit, ku pėrsėritet, tronditės gjer nė rrėnqethje, motivi “Jam kaq larg e nuk vij dot.”
Nė vjershėn “Kupa e hidhėrimit” vargjet kanė njė jehonė kėmbane qė vajton njė humbje.
Dhe rreth fjalės “humbje” vėrtiten disa motive si fluturat-shpirtra qė sillen rreth njė llambe, nėn refrenin:

S’ka helm tė mė helmojė mizorisht, As plumb qė menjėherė tė mė vrasė, As thikė ngulur pas shpine pabesisht.

Jemi mėsuar me praninė e lumenjve shqiptarė nė poezi. Nė kėtė libėr ėshtė Danubi frymėzim i ēdo ėndrre dashurore. Nė breg tė tij mediton vajza devolleshė dhe kėrcen “Valsin e Danubit blu”. Por, siē thotė ajo, si dikur fėmijė e sot qė ėshtė grua, edhe aty i fanitet peizazhi i vendlindjes me lumin Devoll nė mes, me gurėt dhe lulet qė tė njėjtat kanė mbetur.
Sizmika e ndjesive dhe e pėrjetimeve nė kėtė libėr regjistron lėkundje tė lehta nė motivet amnore e dashurore, apo ku fryn malli i mėrgimtares.
Po ka ēaste kur vargu kėlthet. Poetesha vetėrrėfehet “Klithma ime si klithmė tigri klithmon”. Natyrisht brishtėsia poetike nė kėto raste i kėrkon ndihmė patetikės pasthirmore me perifrazim migjenian si “Ah, si nuk kam dhe unė njė grusht… me fjalė ndėrtuese ta ngrija brėnda zemrės kalanė!”

Vjersha “testament poeti” rreth fjalėve te dhimbjes ndjell fjalėt laureshė, bilbil, trėndafil. Amaneti poetik pretendohet tė pėrcillet me zė laureshe, qė poetesha e kėndoi nė rini, me ligjėrim bilbili nė pleqėrinė e supozuar dhe me trėndafil mbirė nga vdekja e vajtuar shqiptarēe.
Krijimet e Merita Bajraktari McCormack adresojnė hapėsira e vise dalmate e mė pėrtej. Poetesha e lindur nė qytetin e Korēes, e rritur ne brigjet e Devollit, lot valsin nė brigjet e Danubit blu, puthet nėn qiellin venecian, ėshtė zog i lirė nė Zapresic tė Kroacisė, psherėtin si bijė e mėrguar nė Bregun Dalmat, merr “myzhdenė” e lindjes sė nipēes nė New Jork dhe nė vjershėn, shkruar nė fluturim Tiranė-Vjenė, ka dorėn e atit mbi shpatull.

Nė kėtė vėllim pėrfshihet edhe njė tufėz prej gjashtė poezish nga autorė tė huaj, pėrshtatur nė shqip. Kėto vjersha janė si njė vazhdim i motiveve dhe i frymės sė librit, sidomos me vargje tė tillė:

E thashė njė lutje sot pėr ty,
Mik i panjohur qė je larg…

Edhe unė e thura kėtė parafjalė pėr njė poeteshė shqiptare, me pėrshėndetje dhe me urimin pėr krijime pėrherė tė mbara e tė realizuara artistikisht.

Merita Bajraktari McCormack ka pėrshtatur edhe lirikėn e njohur “I just called” tė S.Wonder, pėr tė pėrkujtuar vitet studentore (1984-88) nė UBT – Kamėz, kur vargjet e kėsaj lirike i ka kėnduar fshehur nėn tinguj kitare. Vargu “Unė telefonova vetėm pėr Tė Tė Thėnė Tė Dua” ėshtė edhe mesazhi i kėtij libri, qė poetesha e dėrgon nga Kroacia nė Shqipėri, nga Danubi nė Devoll, nga New Jorku e Bregdeti Dalmat nė Tiranė.

Koēi Petriti, Tirane, shkurt 2005

POEZITE E PARA

Kujt t’i vė faj?

Kujt t’i vė faj sonte pėr shqetėsimin,
Adritatikut nė kėtė breg, valėtrazuar,
A zemrės time tek sheh mall plot
Bregun shqiptar kaq tė larguar?

Tė dy mė vodhėn natėn, deti
Dhe zemra, mė lanė zgjuar sonte
Me valė shkumėbardha njėri,
Mėmėdheun tjetra kėrkonte

Vala e detit puth shkėmbin
Zemra kraharorin sa nuk hap
Tė dy rrahin me njė ritėm
Askush s’i ndal, askush s’i kap

Deti mė sjell puthjen e vendlindjes,
Shpirtit tim ja bėn dhuratė
Zemra gufon mallit, pėrpėlitet
Pėr gur e dhé, pėr Mėmė e Atė!

31 tetor 2003, Opatija, Kroaci.


Ngjyra...

Mes nesh s’ka kurrė ngjyrė tė zeze
Trishtimi tek ne kurrė s’gjeti vend
E bardha madhėrishėm mes nesh ndriēon
Si pastėrtia e shpirtit qė mbijeton
Mes nesh e gjelbra dhe roza
Janė puthur marrėzisht natėn e parė
Kur dashuria rrezatoi si ar…

Tek ne lodron stėrkala kur puthemi mes ėndrrash,
Mes tė kuqes dhe tė verdhės kur lundrojmė
Dhe mes ngjyrash ėmbėlsinė pėrjetojmė
Kur pėrkundemi asaj ujvarės sė lartė tek vjen
Lumturia pėrmes ngjyrash shohim si na gjen..

19 janar 2005


Luleshqerrat
pėr tim bir, E.F.Arbėr

Luleshqerrat, ēudi si i duam kaq shumė!
Kujtojmė ndoshta vegjelinė,
Rininė mes lojrash petalesh
Shkujdesjen, ėndėrrimet, freskinė
Ripėrtėrihen kujtimet tek shoh
Tim bir qė mban nė dorė luleshqerren
Tek mė surprizon me tė, dhuruar
Syqeshur, i dashur tek pragu i derės...
Mami, kjo ėshtė pėr ty, mė thotė,
Ta kam falur ta kesh pėrgjithmonė, merre
Shton se mė do shumė, m’i fal tė gjitha lulet!
E gjithė pėrkujdesje ėmbėl mė puth tek i pėrkulem...

23 gusht 2004


Mall

Mallin pėr ty me kujdes e ruaj
Nė shpirtin tim njė qoshe tėnden ke
Veē sot malli si zjarr mė dogji
Tė kėrkoj tani mes vargjesh…
Ku je?

************************

Tre fjalė
Tre fjalė gjeta sot mbi tavolinė
Nxitimthi “I love you” shkruar pėr mua
Mė folėn mė shumė se bota e tėrė,
Me zemėr tė thashė “Edhe unė tė dua”!

Gėzo ditėn!
Mos u trishto nėse shiu qė bie nga qielli
Tė pikon drejt nė shpirtin tėnd tė lodhur
Mos u ngrys nėse ėndrra t’u prish
Ti e di, ke mundėsi tė ėndėrrosh sėrish.
Mos u ngrys ti nėse dielli
Perėndoi mė shpejt se ē’pritej
Fjalėn e hidhur mos e bėj mike!

Qeshu pas petales sė lules, bletės punėtore
Zogut gushėkuq, tingujve tė muzikės
Atij shikimit tė vjedhur, pas xhamit
Gėzoju, kuptoje, janė tė gjitha pėr ty
Preke jetėn, kėrko tė bukurėn,
Pjesė e saj je dhe ti, unė, tė gjithė ne
Gėzo momentin, falendero Zotin pėr ditėn e re!

12 maj 2004


Urime motrės sime nė pėrvejtorin e martesės!
Nėnė moj qė me dhe gjinė,
Moj nėna ime,
Vallė a do ma shohėsh synė,
Moj nėna ime?
Pikė e lotit kur tė bjerė,
Moj nėna ime
Haber prej meje do sjellė,
Moj nėna ime!

Kėshtu kėndoi atė ditė pėrmetari
Kėshtu kėndoi dhe zemra jote pėr nėnėn
Vello bardha motra ime
Sot nė pėrvjetor dėgjoma kėngėn
Kur nga dera e vogla motėr
Tė pėrcolla vellobardhė
Loti yt e loti im u bėnė lumė,
Shkruan histori me mall
Pikė e lotit syrit rrodhi
Nėnė e babė dot s’ta fshinė
Veē me shpirt e me zemėr
Tė uruan fatbardhėsinė
Gėzime prej shpirtit tė sollėn
Plot bekime, siē di prindi,
Bekimet Zoti dėrgoi
Gėzimin qė tė dha, tė rilindi!
Gėzuar, e vogla ime
Gėzuar dhe plot lumturi
Paē gjithnjė nė atė folezė
Veē tė mira dhe dashuri!

Iku viti motėr vogla
Ja, tė shkuaj kėto radhė
Pike e lotit bie prej mallit
Siē ra vjet, moj fustanbardhė!

27 prill 2004


Pilati

Pilati s’ishte udhėheqės popujsh,
Diktator roman i Judesė ishte
Tha, unė do bėj si thotė turma,
Barabas tė lirohet,
Krishti tė kryqėzohet!
Vullnetin e turmės – tha Pilati - bėj
Por historia qė drejt e gjykoi
Nė regjistrin kohor “Krishti u kryqėzua
Nga Pontus Pilati” shkroi!

Verė 2004


Me Sytė nga Deti

Me sytė nga deti shpirt lėnduar
Pret pulėbardhėn t’i sjellė lajmin,
Lajmin e dashur qė s’mbėrriti kurrė!
Me sytė nga deti blu
Pret rrezen e dritės shpirt malluar
Mbi atė det kėrkon tė lidhet njė urė.
Me sytė nga deti mėngė tėrhequr nga bregu
Pret lajmin, pulėbardhėn, diellin,
Mėngjesin por asgjė s’u duk gjėkundi
Atė ē’ka priste me sytė nga deti
Vetėtima e kish djegur rrugės
Kur qielli flakėrinte, e botėn tundi.
Priste shpresėhumbur me sytė nga deti
Si karakter nolian, pėrherė mbeti!
Pranė ujit e dritės etur, panxėnė
Duke pritur, shumė gjėra la pa thėnė!


O Zot na mėso!

Ujin na ke dhėnė, o Zot
Etjen e shuajmė dhe kuptojmė pastėrtinė
Mes dritės tėnde gjejmė ngrohjen
Shohim edhe diturinė

Zot, na trego si tė shohim
Pėrmes moshės mbi supe pjekurinė
Se shpesh ē’rėndėsi ka
Nė ėshtė njeriu dhjetė a gjashtėdhjetė
Pjekuria nuk shihet dot nė vjetė.
Mėsona si ta shohim, o Zot
Ku ta kėrkojmė pjekurinė tek njeriu
Shpesh thuhet plaku di mė shumė se i riu,
Por ndonjėherė duket si zhgėnjim
Kur i moshuari humb gjykim
Kėtu, o Zot, dritė na bėj tė shohim,
Pjekurinė njerėzore si ta njohim

19 maj 2004


Dhimbja e Fjalės

Ah sa dhemb shpirti
Prej fjalės sė ashpėr,
Prej lotit qė del papritur
Nga dėnimi i zemrės
Qė deshi me pėrkushtim,
Por fjala, kjo “pesė-gėrmėshe”
Folur keq, e ktheu nė mundim!
E hodhi nė hapėsirėn e zhgėnjimit
Nė miqėsinė e rreme pa krahė
Pa vela lundrimi, nė detin gėnjeshtar.
Fjala, pa menduar thėnė,
Sa shpirtra vret, ah sa dhemb
Male zemrash, fjalė e hidhur
Pėrditė pa mėshirė i shemb!!


Jam si pėllumbi krahėshkruar

Jam si pėllumbi krahėshkruar
Jam njė zog nė shtegėtim
Fluturoj mbi maja malesh
Mbi detin e vendit tim

Dua te vij, tė ulem, tė tė prek
Vend shqiponjash, i bekuar
Kam kaq kohė s’tė kam parė
Jam si pėllumbi, larg mėrguar.

Do tė vij tė prek dhe gurin
Tė ndjej aromėn e bukur
Lulėshqerrat kur tė ēelin
Mbi jargavan tė shoh njė flutur

Tė njom buzėn me ujin e kroit,
Nė shqip dy fjalė tė kėmbej,
Tė kuvendoj gjatė me shoqet
Gjithēka tėnden, o vendi im tė ndjej...

15 mars 2004

Per me shume poezi ose pėr tė porositur librin, kontaktoni autoren, Merita Najraktari McCormack, ne adresat: jmrome94@aol.com,albanianw@yahoo.com ose botuesin ne adresen: albindex@albnet.net

“Bravo” vetem Ilirit…

Mbresa nga kercimet e Prima Balerinit shqiptar Ilir Kerni ne premierat e baleteve te stineve ne Zagreb te Kroacise

Cdo stine viti sjell me vete gjithcka te veten, por nuk le pas dore gjithcka shoqeruese qe i pershtaten asaj stine. Mes stinesh jetojme dhe ndertojme jeten tone, mes stinesh shijojme bukurite e natyres dhe jeten ne teresi dhe artin ne vecanti. Ai art behet akoma dhe me I bukur kur pasioni kombinohet me fatin e mire.

Personalisht e quaj veten me shume fat te jetoj kete periudhe ne Zagreb qe prej vitit te kaluar dhe te kem takuar kaq miq e shoke, kaq njerez te nderuar shqiptare nga te gjtiha trevat shqiptare ne Kosove, Shqiperi,Mal te Zi apo gjetke, shqiptare qe trashegojne bukur gjuhen traditat dhe kulturen.

Mes shume shqiptareve te ardhur prej vitesh, vemendja ime u terhoq nga prania e familjes Kerni, familje qe une e kam njohur qe ne Shqiperi si emer per vete famen e kercimtarit Prima Balerinit Ilir Kerni .

Pervec kesaj, ne Zagreb une gjeta mundesine e informacionit ne gjuhen shqipe permes Bibliotekes Shqiptare qer drejtohet nga Zonja Dorotea (Dori)Kerni. Me Dorin u miqesuam shpejt, ajo per mua u be nje mike e afert,dhe diten e pare qe u takova me te, ajo sugjeroi anetaresimin tim zyrtar ne biblioteke dhe nuk ngurroi te me percjelle me nje tufe librash, CD dhe revista.
Qe prej asaj dite une shkoj pothuajse 4 here ne jave ne biblioteke dhe shpirti im ushqehet me informacion ne shqip dhe ndjehem mjaft mire.

Me Ilirin bashkeshorti im dhe une u takuam ne festen e 28 nentorit te kaluar dhe pervec kenaqesise se takimit me kete Yll te artit shqiptar,kroat dhe boteror, ne shprehem deshiren per ta pare Ilirin ne shfaqje.

Nuk vonoi dhe une pata fatin e mrekullueshem te shoh dy premiera te dy baleteve klasike dhe ndjej se dua te shkruaj e ndaj me ju dicka qe une perjetova ato caste.

Ilir Kernin e kisha pare per here te fundit ne shfaqje direkte ne pallatin e Sporteve ne Tirane kur une punoja dhe jetoja ne Shqiperi. Ishte moment emocionues dhe teper I vecante pasi shije balerinin me te mire shqiptar dhe natyrisht shfaqja direkte ka emocionet e veta dhe aq me teper kur kercimtaret interpretojne aq bukur dhe percjellin emocionin mjeshterisht tek spektatori..

Ishte premiera e baletit Arrethyesit e Cajkovskit ajo qe me la pa “goje” ne Dhjetor te vitit te kaluar,ketu ne Zagreb, ku Iliri yne interpretoi Princin.

Ulur prane Doroteas, bashkeshortes se Ilirit, ndjeja se emocionet e mia nuk ishin me te pakta se te familjareve te Ilirit apo te kercimtareve te tjere. Tek shihja shfaqjen dhe prisja Ilirin te dilte ne skene, vereja te voglen, vajzen time, qe percillte me kenaqesi cdo moment te shfaqjes.

Ne nje prej atyre momenteve qe une veshtroja vajzen shoh qe disa fototreportere vrapuan nga anet e salles per te qene sa me afer skenes. Nga buzeqeshja e Dorit kuptova se Iliri do shfaqej ne skene…

Erdhi ai moment... Iliri shfaqet ne skenė plot elegance, plot nur e hijeshi veshur me kostumin e bardhė tė princit me qėndisma tė argjendta. Madhėshtor qėndron Iliri nė skenė dhe tek fillon kėrcimin e tij fotografėt mundohen tė fiksojnė nė celulozė apo aparatet e tyre digitale cdo levizje,cdo hap, cdo vėshtrim tė balerinit tonė.Ai kercen, bėn njė hap, dy, nje variacion,njė rotullim dy-tre, tetembedhjetė rrotullime numėron vajza ime... dhe unė habitem…habitem me bukurinė dhe elegancen, me koordinimin e muskujve te balerinit dhe koordinimin ritmik tė tij,pa asnjė lapsus,pa asnjė gabim. Ai fluturon dhe mjeshtėrisht interpreton solo dhe duo. Ai jep stabilitet dhe drejtim partneres, ai ėshtė tėrėsisht nė interpretim, i gjithi nė rol.

Unė jam ngurtėsuar, dua tė them dicka, ndjej se Dori ėshtė krejt e zhytyr nė ecurinė e kercimit tė Ilirit dhe nuk e ngacmoj por ndjej lot tė nxehte tė mė rjedhin faqeve…Ai I kishte kapėrcyer ato kufij qė unė mendoja. Iliri ishte tjetėr nga kėrcimtarėt e tjerė, jo vetėm nga trupi dhe paraqitja qė nuk ka tė krahasuar,por nga profesionalizmi,nga kėrcimi,nga mėnyra elegante e levizjeve, nga gjithcka ai ishte Princi nė shfaqje por edhe Princi i vėrtetė i trupės…Nuk kisha fjalė…Mbeta dhe shihja, gėzoja dhe kėtė gjendje ma hoqi perplasja e fortė e duarve…Duartrokitje, duartrokitje dhe brohoritje nė fund tė kėrcimeve tė Ilirit. Bravo Ilir!!! Bravo Liro! Thėret dikush nga Llozha… Aha, ja ku qenkan shqiptarėt them...

Unė pėrplas duart me forcė dhe nuk ngurroj te thėrras: Te Lumtė Ilir!!
Nuk e di nėse mė dėgjoi kush pasi salla duartrokiste pa pushim, duartokiste Ilirin, shqiptarin tonė…Teksa shfaqja erdhi drejt fundit e kercimtarėt pėrshendetėn, mu duk sikur Iliri tha Faleminderit. E pashė se sa mirėnjohės ishte kur buqeta me lule iu dhurua nga njė vajze e vogėl Ilirit. Ai e ngriti buqetėn, u drejtua nga njė grup njerėzish nga kishin ardhur fjalėt Bravo Ilir dhe ju buzėqeshi fort e gjatė dhe sėrish buzėt e tij formuan fjalėn shqip Faleminderit.

Ashtu dhe me Ilirin, vija re se mbas cdo duartrokitje apo bravo gjatė interpretimit, ai merrte energji tė re dhe shpėrthente nga njė akt nė tjetrin me bukuri magjike, me elegance e me shkathėtsi tė papėrshkruar. Dori buzėqesh, ėshtė e lumturuar dhe e zhytur nė atmosferėn energjitike qė ka kapluar sallėn pas kėtij interpretimi dinjitoz dhe tė mahnitshmėm.Ajo kujdeset qė ne tė takohemi menjeherė me Ilirin pas shfaqjes…

Ishin po te njejtat emocione qe perjetova ate feste dhjetori edhe ne fund te shkurtit, serish iliri yne Princi dhe prania kohore ne skene ishte me e madhe..Iliri ishte prezent gjate gjithe shafqjes. Ishte baleti “La Sylphide”, sa I bukur aq edhe I veshtire per tu interpretuar,pasi jo vetem gjeresia koheore por edhe elementi imagjinativ qe duhet te percillet tek shikuesi besoj eshte me I veshtire. Kjo ender imagjinare”La Sylphide” qe perfaqeson dashurine ideale te karakterit kryesor, luajtur nga Iliri, terheq vemendjen dhe ai duhet te interpretoje romantikun, kerkuesin, te dashuruarin ,te vuajturin ,nje nderthurje karakteresh pergjate nje periudhe 90 minuteshe. Dhe Iliri jo vetem kercimtar I mrekullueshem por edhe aktor I persosur percjell tek shikuesi emocionin, artin, te bukuren e une marr edhe ndjenjen e bukur te te qenit shqiptare.

Bravot per Ilirin jane teper te forta, te shumta dhe te vetmet dhuruar kur ai saluton ne fund te shfaqjes. Po ashtu buqeta me lule per te jane te vecanta, te medha dhe me me mbishkrime personale qe bejen Ilirin te hedhe syte serish nga erdhen fjalet : “Bravo Ilir” dhe te buzeqeshe si gjithnje mirenjohes dhe dashamires. Iliri ka marre bravon e publikut dhe ne kemi marre kenqesine artisike e me te edhe nje ndjenje te embel qe na shton krenarine, ndjenjen e bukur qe jemi shqiptare!

* * *

Pas shfaqjes takohemi me Ilirin nė kafen “Kavkaz” pėrballė teatrit pėr ta uruar sėrish dhe pėr tė folur dicka me shumė, pėr tė pėrjetuar emocionin mė afėr, pėr tė ndjerė atė magji qė Iliri sjell nė skenė dhe tek i them Ilir te gjithė ata kėrcimtarėt e tjerė i vė mėnjanė sė bashku, ty s’te arrijne kurrė… shoh qė Iliri qesh dhe me repsket pėr kolegėt thotė: Faleminderit, por secili ka talentin e vet”

Iliri, tek ulet dhe porosit njė pije freskuese, pyet Dorin ku nuk interpretoi mire, - C’farė pyes unė e habitur…mendon se ke bėrė ndonjė gabim? Sėrish qesh Iliri dhe thotė se Dori ėshtė kritikja e tij e parė! Tek vijnė pijet tona, ndėrsa e uroj Ilirn pėr suksesin e shfaqje sė sotme, e pyes se sa vjet ka qė kėrcen dhe c’e shtyu tė bėhet balerin.
Kam 27 vjet qė kėrcej si profesionist. Nė Shqipėri kam kėrcyer gjitmonė si solist, dhe kėtu jam Prima Balerin me trupėn Kombėtare Kroate, thotė Iliri. Pėrsa i pėrket fillimeve, njė grup profesorėsh baleti, erdhėn nė shkollė tė zgjidhnin djem per ne shkollėn e baletit, mendova se na zgjodhen per akrobat, thotė Iliri, por kur vajtem nė shkollen e baletit pash qė s’kishte asgje tė pėrbashkėt me akrobacinė, e megjithėsė unė isha nė mėdyshje, mua mė zgjodhėn mes dhjetė femijėsh nga ai audicion nė moshėn dhjetė vjecare pėr t’u rregjistruar nė shkollė…
E pyes nėse prindrit influencuan nė kėte zgjedhje ai thotė po tė dy prindrit e dėshironin kėtė gjė, por shtytjen e madhe thotė ma ka dhėnė Profesori i nderuar i ndjeri Miltiadh Papa i cili shpesh deklaornte “keni pėr ta parė Ilirin nė Balet, keni pėr tė parė kush do bėhet ai….”

I lutem te na tregojė mė shumė….Iliri eshte tepėr modest, thote qe kjo ėshtė puna ime dhe pasioni im, tė dyja gėrshetuar mė japin kėnaqėsi….Me vjen mirė qė arti nė tė cilin unė jam I pėrfshirė ju fal kaq shumė kėnaqėsi artdashėsve…
E pyes se cili ėshtė roli I parė si profesionist nė Shqipėri... Roli i Halilit ne baletin “Halili dhe Hajria” pėrgjigjet ai.

Po roli i fundit….para se tė largoheshe nga Shqipėria…Ngutet nė cast,si pėr tė gėlltitur atė ndjenjėn e mallit dhe thotė..Kam luajtur Basilion nga Don Kishoti.

I pyetur se ku ka kėrcyer pėrvec Shqipėrisė dhe Kroacisė Iliri pėrmend shumė vende te botės, qė nga Franca, Portugalia, Afrika e Jugut, Gjermania, ……Japonia etj. Dori pėrmend njė fakt tė rėndėsishėm.Iliri ėshtė I ftuar I pėrhershmėm nė Japoni ku ka shkuar 17 herė. Kjo mė habiti dhe mė gėzoi njėkohėsisht.

Nė Portugali Francė ka kėrcyer tė gjitha rolet kryesore nė Baletet si Kopelja, Gisele,Romeo dhe Xhuljeta,Liqeni I Mjlelmave dhe shton Iliri, Liqeni I Mjlemave ėshte baleti im mė i preferuar… Po kėtu nė Zagreb si u ndodhe, e pyes ..
Pasi u ktheva nga Franca ku pėr tre vjet isha i punesuar ne operan e Strasburgut, rifilloj ounen nė TOB ne Tiranė, dhe I ftuar nga Prof. P. Kanaēi tė marr pjesė me nje shfaqje tė Ansamblit Shteteror tė kėngėve dhe valleve popullore thotė, u gjenda ne Zagreb, ku menjeherė mė ra nė sy Teatrin Nacional i cili mė pėlqeu shume. Hyra brenda dhe rastesisht takoj Drejtorine saj, Z. Milko Shparemblek i cili e njihte mire Teatrin nga I cili vija si dhe drejtorin e tij.

Z.Shparemblek sugjeroi qė nese unė deshiroja te punesohesha ketu, vendi I punės do ishte gjithnjė I hapur. Kur u ndamė, thotė Iliri ai tha nėse dėshiron, kur tė duash eja!.

Erdha, - thotė Iliri-, me gruan time Dorin pėr njė ose dy vjet dhe fillova menjėherė punė, pa asnje lloj audicioni, si mė ishte thėnė….dhe kėshtu kontrata ime e punės ėshte shtyrė gjithmonė…si solist natyrisht. E pyes se si ka arritur te jetė princ nė cdo shfaqje, si ka arritur tė jėtė si 20 vjet mė parė….Puna qė bėj une thotė Iliri ėshte talent dhe pasion, por ėshtė dhe disiplinė profesionale.

E pyes pėr sekretin e jetėgjatėsisė ne balet. “Talenti qė rilind ” e pėrkufizon Iliri sekretin e tij. Talenti qė nuk vdes por ripėrtėrihet dhe ushqehet, shėndeti I mirė fizik dhe mendor, jeta ime stabile nė familje shton ai. Tė gjitha kėto ja atribuoj gruas sime, Dorit thotė ai dhe nuk ngurron ta pėrqafoje me plot dashuri e respekt, mirėnjohje tė admirueshme dhe vlerėsim, aty nė prezencėn tonė. Dorin. Ajo, .Dori ėshtė mbėshtetja ime dhe kritikja ime mė e mirė. Ajo me shijen e saj artistike dhe mendimin professional ėshte baza ime kryesore nga ku unė pėrckatoj bindjen time pėrfundimtare pėr cdo rol, thotė Iliri.
Dori e pranon qė bashkėpunimi i tyre ėshtė i atij niveli, qė ata e diskutojnė mė imtėsi cdo detaj dhe tė dy strukturojnė punėn. Kjo thotė Iliri me jep lehtėsi frymėzim dhe forcė.

Po sidoqoftė i them ka sėrish dicka tjetėr tek ty, ti s’po ma thua gjithė sekretin I them…
Po, thote Iliri, ka dicka tjetėr …Kam tė trashėguar dhe kultivuar pathosin e valles popullore folklorike shqiptare.

Ky ritėm e pathos mė jep nė nje farė mėnyre atė qė shpesh kritikėt e mij e quajnė “Shperthim Artistik te Ilirit” dhe megjithėsė unė gjithmonė e kam ditur kėtė veti tė vecantė timen, e ndjej se si kjo trashegimi,ky pathos i jep frymė interpretimit dhe rolit nė kėrcim e sipėr. Edhe te huajt shpesh me permendin kete fakt thotė Iliri.

Trashėgimisė sė kėrcimit folklorik shiptar, natyrisht i atriboj pjese tė sukseseve tė mia, shton Iliri.

Kur bisedojme per artikujt e fundit ne revistat kryesore ne Zagreb qe kane shkruar shume per te, Iliri kujton se ka shumė artikuj tė shkruar per te dhe per Dorin. Revista Globus, , Story, Glorija etj, ku kjo e fundit sapo ka shkruar nje artikull dhe ka portretizuar Ilirin si princ dhe si me jetegjatin si solist. Aty behet nje koment professional per vleren e Ilirit si Prima balerin dhe shoqerohet me foto nga kercimet e Ilirit.

Per Ilirin nuk kane munguar komentet dhe artikujt ne shumė organe tė ndryshme shqiptare gjithashtu. Ne shtator te ketij viti eshte botuar nje interviste e zgjeruar dhe mjaft interesante ne revisten “Spekter” Iliri ndjehet I paprekur nga publiciteti I madh pasi ai I pėrkushtohet punės , disiplinės profesionale dhe rilindjes se talentit. Gjithashtu jetės stabile ne familje ai jep kreditet me te medha.
Kolegėt dhe tutorėt e Ilirit kanė pėrshtypjet mė tė mira dhe repsekt tė madh pėr Ilirin. Me ta fola disa ditė pas kafes me Ilirin dhe Dorin.
Mes tyre ndajme Mihaela Devald, e cila para ca kohesh ne nje nga revistat me prestigjoze per Ilirin shprehet: “Jam e lumtur qe edhe baletin Liqemi i mjelmave e kėrceva me kercimtarin e madh I Kerni, ishte kenaqesi dhe nder pėr mua. Tek ai ekzistojne disa “grimca ēmendurie artistike” (shpėrthime), simptoma te nje kėrcimtari tė madh sic eshte ai”
Ndersa Edina Pliēanic – partnerja tek “Arrethyesi” duke komentuar dhenien e ”Ēmimit mė tė larte nė Kroaci per art Ilirit, ”Hrvatsko glumiste”, theksoi se askush tjeter perveē Ilirit nuk e meritonte kėtė cmim, duke shtuar se ishte kenaqesi e madhe per tė, qė interpretuan sė bashku nė baletin e fundit. Ajo e citon Ilirin si partnerin me professional, serioz e romantik.
Ndėrsa drejtori actual I Teatrit shprehet per Ilirin: “ Edhe pse shpesh ftojme te huaj ne teatrin tone, ne kemi kercimtarin tone Ilir Kerni I cili prej 10 vjetesh mban me sukses te gjithė repertorin e teatrit I cili me te vertetė eshte I larmishem.”
Ish drejtoresha e teatrit A. Osmanovic e cileson Ilir Kernin si nje nga kercimtaret me te preferuar te saj. Ajo ka interpretuar shpesh here me Ilirin nė 10 vjetet e fundit.
Ndersa nje professor vizitor amrerikan, emir I te cilit per momentin s'po me kujtohet, gjate pergatitjeve per Arrethyesin, Ne Nentor, eshte shprehur per Ilirin se ky kercimtar ka “noblese te ralle”

E pyes Ilirin nėse ndjehet I emigruar,nėse ndjen mall, nėse i mungon familja e zgjeruar dhe shoqėria.

Si profesionist nuk ndjehem i emigruar, thotė Iliri pasi nuk kam ndėrruar punėn..Por Shqipėria dhe tė gjtiha qė lidhen me Shqipėrinė mė mungojnė …
Unė jam 100% produkt shqiptar, qesh Iliri dhe natyrisht I pėrkas atij vendi.. E pyes mendon se prania e tij nė taetrin e Baletit Kroat ka shtuar audiencėn shqiptare

Po, - thotė Iliri, shumė.

Shpesh, shton Dori, gjithė shqiptarėt ulen nė njė vend si pėr ta fokusuar frymėzimin e Ilirit qė nga salla. Vijnė shumė miq tanėt dhe rrinė nė nje pjesė te sallės ose nė njė llozhė te vetme. Iliri aprovon me dashamirėsi dhe unė vė re qė tek ky cift ajo ndjenja e parė qė ka dhėnė shkėndijėn e parė dashurore ėshtė ende e tillė, e bukur, e dyanshme e mrekulluueshme. Nje sintoni e bukur mes tyre!

E pyes Ilirin se si ndjehet kur spektatorėt brohorrasin nė shqip... Iliri merr fryme thellė dhe thote:E di, ajo mė shndėrrohet pika mė e ngrohtė e sallės….” Dhe shoh qė ai tashmė eshtė I mallosur, I mallėngjyer por ndjej se ėshtė i lumtur njėkohėsisht.

Me kėtė ndjenjė tė ngrohtė e lemė dhe ne bisedėn pasi koha kalon, Ilirit dhe Dorit I duhet tė shkojnė tė clodhen dhe tė pėrgatiten pėr shfaqjen e nesėrme..Natyrisht unė ndjehem e nderuar tė flas me kėtė yll tė artit tė baletit dhe megjithėse do doja tė dija shumė mė shumė pėr tė, mė duhet t’i pėrmbahem etikės dhe rregullave. I uroj suksese dhe cdo tė mirė dhe po percjell kėtė shkrim tek ju… Shpresoj tė jeni ndjerė dhe ju krenarė pėr Ilirin dhe Dorotean.

      |     WebDizenjo