Logo

Ndue Hila Ndue Hila
Writer


Bio
Ka lindur ne fshatin Rraboshte te Rrethit Lezhe me 28 tetor 1960
Mbas mbarimit te shkolles ka punuar per disa vite;ekonomist,llogaritar dhe shef finance. Ka bashkpunuar me disa organe te shtypit shqiptar.Vecanarisht ne gazeten “Koha Jone” ka shkruajtur rregullisht nga krijimi e saj deri ne vitin 1993 dhe vazhdon te shruaj perseri.Eshte antar i stafit drejtues te gazetes Lisalba Lezhe.
Ai ka si hob te tij letersine dhe drejtesine te cilave u eshte perkushtuar ne jete,duke u gjendur shpesh prane njerzeve nevojtar,pa paramendime dhe paragjykime.
Ndue Hila eshte i martuar dhe ka tre femije dhe nga viti 1997 ai ka emigruar ne SHBA ne shtetin e Michiganit ne qytetin Madison Hights.
Jeta ne emigrim nuk e ka penguar qe ai te vazhdoj te shkruaj dhe te angazhohet me problemet e komunitetit dhe perpiqet te japin kontributin e tij me aq sa ka mundesi dhe aty ku eshte.

Deri tani ka botuar keto libra:
“E gjeta ku at shkruaj emrin tend”, cikel me poezi.
“Meteor thimbles”, poezi.
“Kitaristi i Kabarese”, tregime.
“Humbesi i emrit”, roman.

Ka ne perfundim nje cikel me poezi dhe dorshkrim romanin “Fati im” te cilin e ka filluar ne vitin 1995 dhe mbas nje harrese prej 10 vitesh ai mendon at botoj se shpejti.
I pelqen humanizmi dhe eshte vete natyre humane.



Ka shkruar librat:
"E GJETA KU TA SHKRUAJ EMERIN TEND", poezi
"METEORE DHIMBJESH", poezi
"KITARISTI I KABARESE", tregime
“HUMBESI I EMRIT”, roman
Ka në dorë librin e pestë me poezi.


E gjeta ku ta shkruaj emrin tënd E gjeta ku ta shkruaj emrin tend

Ne breg te detit e shkrova emrin tend
Nje dallge kryeneçe e fshiu
Me tha: - Ketu nuk ka vend
E shkrova perseri
Por tjetra dallge ma prishi me shpejtesi
Drejt qiellit
Shikova kete emer me e shkrue
Dhe ai me tha:
Ketu afer s’e dua
Nje yll mu afrue
Me tha: - mendo
Nje vend te rehatshem
Per kete emer kerko
E gjeta vendin per kete emer
E shkrova ne poezi dhe ne zemer

Qershor 1985


BUZEQESHJE E FTOHTE

Te kerkoj pune
Kete mengjez kam dale
Me buzeqeshje te ftohte
Me percjellin
EJA NESER
Ose prit, me mire
Ne telefon te marr.
E pritja nuk paska mbarim
Te presesh
Eshte njelloj si te vdesesh
Ketu ne mergim.

20 prill 1997


KERKOJ NJE PIKTOR

Tani po!
Ta kisha nje piktor
Per te me bere portretin
Jo per bukuri
Por t’me thoshte te verteten
A dukem une me veten
Kur do te ishte kohe me e mire
Ne oren nje te nates
E ne pese te mengjezit
Kur vij dhe nisem per pune.

1999


Mall mergimtari

Kur shoh detin tue shkumbue
E ne breg, dallget ngrihen peshe
Kur i shoh, bregut tue shkue
zemra ime ne vaj eshte.

Ku ne mal, kullot bagetia
Atje, bien kumbone e zile
E ne livadh luajne femija
Rrafsh ne toke bie zemra ime.

Nuk degjoj gurgullimen e kronit
E nuk shoh vjollcen ne fillim te prillit
Nuk shijoj lulen e ftonit
E s'degjoj ma kengen e bilbilit

Me merr malli me e perkedhele
Ate toke qe ka ngele djerre e shkreta
qe shiu dhe vesa bukur a kane lageshtite
se po te punohej me duart e hekurta
njomishte te reja prap kishte me çile.

Dua te rri ne mal te Kastriotit
te pershendetem me Velen
E malet perreth se kunore
te shijoj te ftohtin e dimnit idhnak
Qe duken se krushq e dasmore
qe shkojne te merrin nuse me kuaj e duvak

Lodhi ti pra zemra ime
E me vaj pershkruaj ate breng
A do te vije ajo dite e bukur
Qe une prape te pushjoj ne ate vend.

Dua te shoh parmenden e qeve
E me ta shpirtin ta levroj
I mallengjyer shikoj tufen e reve
Qe Veriu drejt Jugut e leshoi.

Dua te ruaj ne mal bagetine
E te shetis ne bjeshke e vrri
Te shkoj ne oborr te shtepise sime
E ne preher te nanelokes prap te rri

Ka per te thene dikur nje vashe
Kam pase njohe dy sy te zi
Me mallengjim do t'i thone malet:
Ne, ja rriten ata te dy.

Ai diell Vele porsi ari
Plot me bore mbi vetull vu
Ma shkriu loti dhimbja e malli
Ty vendlinje tue kujtue.


Humbësi i emrit SINFONI E SHIUT TE VJESHTES

Nje zog i plagosur ra mbi shtroja gjethesh
E mbushi gjithe pyllin e kopshtijet me vaj
Me duket se tashti dhe shpirti i vjeshtes
po vdes nga vetetimat e gjata dhe shirat e saj

Me duket se po me ndryshket, plori i fjalve
e nuk kane per te pyetur me per yjet
Me duket se te vdekurit nuk jane me si te paret
por jane nje ere me e forte se kujtimet.

Ashtu si bie ne perjetesi
e buta, e mira, e zjarrta e dinamikja
nga nje shije e keqe
qe me te u mat vete jeta
Largohet se bashku me vjeshten
nje lis shekullor se bashku me kujtimet e veta.

E shume here cdo gje matet ne gjithesi
Por vjeshta tregon se gjethet jane
zbuloje e saj
Ne lavjersin e ajrit vjeshtak
Terbimi i shiut nuk harron sinfonine e tij.


LISSUS

Kur dal rrugeve te ketij qyteti
Nga leshtesija “LISSUS”me buçet nje za
Qe eshte me e forte se zhurma e nje termeti
Ky emer kaq i bukur dhe siper tij nje kala

Mbeshtes koken i lodhur mbi keto mure
E trupin e leshoj te pushoje mbi keto lashtesi
Si ne enderr mbi çdo gure,
Shikoj te dalin njerez te gjalle
E nga çdo e çare guri te dali nga nje njeri

Ja, njeri me krenare dhe heshte
Ja, tjetri qe tere jeten pjeku buken
Ja, ai qe mprehu shpaten ne farke
Ja,ai qe me kalldrem i shtroj keto rruge

Ne shekuj ky emer nuk u shua
Te kthyer ne legjend historija e ka mbeshtjelle
Te paret shume lart muret e ketij qyteti i ngriten
E une koken midis tyre, dikur kam per te vene


TITI DHE PULBARDHA

Vrapon pas tyre me kembet e vockela
E gjurmet ju duken ne rere
Pulbardhat te sillen si engjuj mbi krye
E ti pas tyre nuk pushon duke rene

Duke vrapuar asnje nuk e kap
i merzitur shrihesh permbys mbi rere
Pas pak ngrihesh perseri me vrap
Se shpirti i jot pas tyre eshte i dhene

Gu-gu-gu-gu rreth teje sillen me dashuri
Ne mes tyre krahet perplas, ti duke qeshur
Zemra jote kerkon ti kapi perseri
E te lumtur se bashku luani te etur

Drejt ujit te kalter fluturuan
Krahet dhe sqepin i zhysin ne thellesi
Ata e kuptuan, se ti pas tyre nuk mund te ikje
siper teje krahet tere uje i shkunden me dashuri

Ne kete çaste shpirti yt
Si pulbardhe ka deshire te jete
Te fluturoje te zhytet
Ne mes te liqenit ne kaltersi
Por ti rritu i shendetshem dhe plot gezim
Si pellumba dhe pulbardha,
Zemra jote do te jete gjithnje

Asnje nga moshataret e tu
Nuk ju perzie ne kete loje
Vetem se u shikonin me zili
Kur ti i lodhur,me kembete ne uje bregut kaloje
Pulbardhat si engjuj te silleshin mbi krye.

Stony Greek. Michigan, 23 qershor 2002


POEZI KUSHTUAR GENTIAN ZEF MARKUT

Jam i gjalle e jam ne jete
Jam ne drite te vertet

-- Naim Frasheri

MAL NE MAL SHQIPONJA NDALET

Ne muajn nentor njezet e pese
Lajmi i zi prap mbuloj Arberine
Ne te zeza te gjithe jane veshe
Nenat dhe motrat ne gjithe Shqiperine

Mal ne mal shqiponja ndalet
Permbi Vele i hedh deti valet
Pema thahet, çahet guri
Gjysem shtize prap bie flamuri

Skenderbeu e shaloj atin
E ne Rinas e ndaloj vrullin
Lotet i shkojne si rreke shiut
Kur mbi trup te Gentit ai hedh flamurin

Gjithe vargmalet me nje za
Mbi Zadrim sot vaj jane tuj ba
Ore e zana mbi arkivol kane ra
Tuj u fal me kete trim dhe vella

Ç’eshte kjo dhimbje, peshe e rende
Sa e gjith bota dhe me shume
Gjithmone trimat vdesin ne kembe
Tuj f’shi nga dheu murtajen dhune

Nje grusht dhe nga toka nane
Te gjithe njom e kem me lot
Puth e kena na me buze
E mbi varr po ta l’shojme sot

Amaneti jot i fundit
Qe tuj buzeqesh prinderve ua le
Ne vend ta quen me zemren cop
Qe t’pushosh i qete n’Piraj n’atdhe

Vajtojne kreshta dhe Kastiroati
Nane Terezja po derdh lot
Ne zemren tende ishte vetem zoti
Qe kurr nuk e quajte besim te kote

Sa te jete jete jeta nuk harosh
Ne asnje cep te globit mbare
Toka Shqipe te ushqeu me gji
N’Amerik u bere legjendare.

      |     WebDizenjo