Logo

Pierre P. Simsia Pierre P. Simsia
Writer
New York, USA


Bio
Pierre-P.Simsia eshte lindur me 21 Qershor 1960 ne qytetin e lashte dhe historik 2400 vjecar te Beratit. Qe kur ishte nxenes ne shkollen tetevjecare u dashurua me Letersine nen perkujdesjen e dy mesueseve te talentuara Parashqevi Sahatciu dhe Elpiniqi Papa. Me vone ne shkollen e mesme dashurine per kete lende do ta ushqenin dy mesuese te tjera te talentuara, Zyma Berisha nga Kosova dhe Liri Zaka. Ne vitet e shkolles se mesme ka qene shume i apasionuar per te shkruar poezi dhe sidomos tekste kengesh. Ne ate kohe disa nga poezite e tij u bene kenge dhe u kenduan ne festivale... Pas shembjes se komunizmit Pierre-P.Simsia emigroi ne Evrope dhe me vone ne SH.B.A. Ka shkruar rregullisht ne shtypin e Diaspores Shqiptare dhe ne shtypin e pavarur ne Shqiperi.
Qe nga viti 1997 jeton dhe punon ne Nju Jork, SH.B.A.
Eshte bere nenshtetas amerikan
Eshte i martuar dhe ka dy djem.
Ne vitin 2005 u botua vellimi i tij me tregime "Le te jem une Zamira...", botuar nga Shtepia Botuese "ARBERIA"
Promovimi i ketij libri u be po ne kete vit ne sallen e Lidhje se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise ne Tirane nen perkujdesjen e Kryatarit te saj zotit Zyhdi Morava dhe Shtepise Botuese ARBERIA
Dalja e librit ne treg pati jehone edhe ne shtypin shqiptar ne Shqiperi.
Revista e perjaveshme informative kulturore "KULT" nga "CELESI" nga shtate perzgjedhjet qe i kishte bere librave te javes, libri "Le te jem une Zamira..." e kishte renditur te parin.


Pjese nga tregimi "Le te jem une Zamira..."

Fjala "Lamtumirė" dhe zėri i Lorencit ditėn e fundit kur ata u ndanė, Zamirės i rrinte si vėth, i varur nė veshin e kujtesės. Megjithėse kishte kaluar njėfarė kohė, nuk e kishte tė lehtė t'i shkėputej nga mendja. E donte, ndjente pėr tė. Nganjėherė edhe i ndizeshin shpresat, sikur Lorenci njė ditė do tė vinte pėrsėri, do tė harronte gjithė atė tė kaluar disi tė trishtė dhe ata tė dy do tė fillonin pėrsėri rindėrtimin e jetės sė tyre. E kishte marrė shumė malli. Ah sikur vetėm njėherė ta shihte, qoftė dhe nga larg, vetėm ta shihte njėherė dhe nuk do tė donte gjė tjetėr nga kjo jetė! Por e gjitha kjo i dukej si njė shpresė e pakthyeshme, njė pamundėsi.
- "Lorenci nuk ka faj. Faj ka ai, maskarai, Aureli. Aureli qė mė donte dhe e doja! Apo kam unė faj? Edhe unė kam faj! Pse kam faj?! Sepse dashurova njė djalė? Pse dashurova dhe njė tjetėr, vetėm e vetėm pėr tė jetuar nė kryeqytet? A mund tė bėja tjetėr gjė, nė kushtet kur e drejta e njeriut pėr tė qenė banore e kryeqytetit pengohet nga qindra ligje dhe psikoza shtetėrore?! Ah, tė drejtėn pėr tė jetuar nė Tiranė nuk ma japin ligjet e shtetit ku jetojmė... Atėhere ēfarė faji kam unė?! Pastaj unė e doja Lorencin, akoma e dua, madje dhe mė shumė... Por...
Aureli u bė shkaktari i prishjes sė fejesės sime...! Ky djalė i ri i vendit tim me ndjenjat e moshės dhe tė rinisė sė kėtij vendi, me egoizmin dhe kryeneēėsinė, si vetė moshatarėt e tij qė rriten e jetojnė nė kėtė vend, qė dashurojnė nė kėtė vend, qė vrasin njė dashuri dhe e groposin pa pikė delikatase nė kėtė vend, ku varrosen tė gjitha gjėrat e bukura.
E unė Zamira, njė vajzė e kėtij vendi, - ish shoqja e tij, - ish e dashura e tij, nuk paskam tė drejtėn tė jetoj, tė dashuroj, tė ndėrtoj jetėn time, tė ardhmen time, vetėm se paskam qenė e dashuruar mė parė!? O Zot, farė absurditeti! Ligji i Shoqėrisė sė kėtij vendi ku unė u linda e u rrita, si pjesėtare e kėsaj shoqėrie tė sėmurė, po mė bėn tė ndihem dhe fajtore, thjeshtė pėr faktin se dashurova, qoftė dhe pėr hir tė Tiranės! Po, po! Shoqėri e sėmurė! Njė shoqėri, ku djemtė sundojnė mbi ne, vajzat e ēarmatosura. Ne vajzat sot nuk kemi fuqinė, as forcėn, as mjetin, tė mbrohemi nga sulmet e djemve, sepse arma jonė e tė qenit femėr nė kėtė vend, nuk mundet dot tė shkrepet mbi ata djemė, -ish tė dashurit, -ish tė fejuarit tanė, sepse akoma nuk ėshtė arritur koncepti nė vendin tim qė njė mashkull tė ndjehet po aq i fyer para njė vajze dhe, mė tepėr, kur ėshtė fjala pėr tė dashurėn apo tė fejuarėn e tij, sa ē'mund tė ndjehet e fyer njė vajzė para njė mashkulli, kur kanė dashuruar mė parė.
Cili djalė sot ndjehet i fyer para tė dashurės, tė fejuarės apo edhe bashkėshortes sė tij pėr dashuritė e tija para martese?! Pėrkundrazi, ndjehet superior dhe mburravec.
Unė sot nė shoqėrinė qė mė rrethon ndjehem njė vajzė e ulėt, imorale, njė grua e ndarė nga i fejuari i saj, pavarėsisht se cilėt janė kushtet dhe arsyet e kėsaj ndarje, njė vajzė qė mė ka mbuluar turpi, njė vajzė qė mė pėrgojojnė kur kaloj nė rrugė, ... njė vajzė ... qė jeton nė njė qytet tė vogėl, ku egoizmi dhe thashethemet janė biseda e parė e ditės. Unė jam njė vajzė qė ndihem keq dhe me veten time, pėr hir tė njė flirti rinie, njė dashurie tė mbetur nė rrugė, njė fejese tė pakonsumuar, njė ėndrre qė u kthye nė zhgjėndėrr! Pse, kaq pak vleka dashuria dhe jeta, sa tė mbetet vajza peng i njė historie ose i disa historive qė i kanė ndodhur nė kėrkim tė lumturisė?
Le tė jem unė Zamira, viktima e radhės e kėsaj shoqėrie tė sėmurė e kėtij sistemi, ku mė mohohet e drejta e tė dashuruarit, e tė jetuarit, e tė banuarit nė kryeqytetin e atdheut tim...
Le tė jem unė Zamira, viktimė e kėsaj shoqėrie, mbeturinė e ndėrgjegjes sė njerėzve tė sėmurė... Po a meritoj kėtė fat!? Sidoqoftė... Le tė jem unė Zamira!....


Pjese nga tregimi "Ne kerkim te varrit"

Hallo Nafija! Kėshtu i thėrisnin asaj gruaje 65 vjecare, ku jeta e kishte dėnuar, duke e plakur para kohe. Veshja e saj me robat e zeza dhe shamija e zezė mbi kokėn e saj ia tregonin moshėn mė tė madhe nga ē'ishte. Qė nga dita kur i kish vdekur bashkėshorti i saj nė njė aksident , Nafijes i duhej tė pėrballonte njė jetė plot vėshtirėsi ,duke mbajtur ajo vetė peshen kryesore tė familjes. Vdekja e djalit tė tretė Ridvanit ,e kishte vrarė shumė thellė nė shpirt ,sa dhe vetė thoshte: "Pėrse duhet tė jetoj unė tani?".

Nė fytyrėn me rudha tė hallo Nafijes, tek ata sytė e saj ngjyrė kafe tė futur thellė brėnda , qė i dukeshin si dy zgavra , shihje vetėm vuajtje dhe hidhėrim. Megjithėse kishte edhe tre djem tė tjerė tė martuar dhe me fėmijė, ku nipėrit dhe mbesat ishin gėzimi dhe lumturia , hallo Nafija pėrlotej kur kujtonte birin e saj , Ridvanin e vdekur.

Njė nėnė e plagosur nga vdekja e tė birit. Njė nėnė qė nuk e pa kurrė tė vdekur djalin e saj. Njė nėnė, qė nuk e qau te koka birin e saj tė vdekur. Njė nėnė qė nuk dinte akoma se ku ndodhej varri i tė birit. Njė nėnė, qė vdekja e djalit tė saj e la me "turp,'' njė nėnė...

-"Ah, ai Nėntor i mallkuar, Nėntori i zi",- mėrmėriste shpesh hallo Nafija , pėr nėntorin e atij viti qė i kish marė Ridvanin dhe qė i kishte nxirė jetėn. Nusja e Besnikut , djalit tė dytė tė Nafijes, katėr vjet pas vdekjes sė Ridvanit kishte lindur djalė dhe i kishin vėnė emrin e tij . Po hajt e tė flisje me hallo Nafijen. A mund ta zėvendėsonte ai engjėll i vogėl i sapo ardhur nė jetė azganin e nėnės?!

-Aahh ah...!- Kjo psherėtimė e thellė i dilte nga thellėsia e shpirtit tė saj.

-Vetėm kėtė tė mos ma kishe bėrė mor bir... Fliste ashtu mes vajit tė tė qarave, duke e shtrėnguar forrt fotografinė, me frikėn se dikush nga jashtė shtėpisė mund ta dėgjonte.
-Ushtari i nėnės, - i thoshte ajo njė fotografie ku Ridvani kishte dalė ushtar. - Tė thonė armik more bir, tė thonė tradhėtar. Po ēfarė armiku tė ka nėna ty more bir qė kam kaq kohė pa tė parė. Po kur do tė shohė nėna ty pėrsėri more bir,qė sa shumė mė ka marė malli sa unė e di. Nėna as vetė nuk e di se ku tė kanė hedhur... - Ohoooh, si duron kjo zemra ime tani more bir, vetėm Zoti e di...
-Oohh,oohh. - Zėri i saj ngrihej pa e kuptuar as ajo vetė, sa shpesh herė duhej ndėrhyrja e djemve pėr ta qetėsuar.

Pa iu mbyllur mirė njėra plagė, fillonte e i hapej njė plagė tjetėr. Humbja e tė shoqit e plagosi shumė, por humbja e tė birit e vrau pėrfundimisht. Pėr Nafijen , siē e thoshte edhe vetė,"Ēdo gjė kishte marė fund".

Dy muaj kishin kaluar kur kishte marė mandatin e tė birit.
Njė dhimbje tė fortė ndjeu nė kokė, sikur ta kishin qėlluar me plumb. Me plumb! Sa do dėshironte Nafija nė atė kohė, sikur dikush ta qėllonte me plumb e ajo tė mbyllte sytė njėherė e pėrgjithmonė e tė mos dinte se ēfarė ndodhte nė kėtė botė. Vdekja e Ridvanit e kishte vrarė mė shumė se njė plumb.

-Pse ndenja sot kėtu?! Tė kisha ikur larg, larg. Larg tė ikja, nė male.., sikur edhe prapa diellit tė kisha ikur, vetėm kėtu tė mos rija. O Zot ! Pse po ma lėndon pėrsėri kėtė plagė tė madhe qė mė ėshtė hapur?! Pėrse o bir...?! - Ulėrinte Nafija nėn vete, tek dėgjonte nga dritarja e dhomės sė saj zėrin e njė grup ushtarėsh, qė po ktheheshin pėrfundimisht nga kryerja e shėrbimit ushtarak pranė familjeve tė tyre.
Makina tė tjera kalonin nė rrugė me ushtarė. Zėra ushtarėsh dėgjoheshin duke brohoritur tė gėzuar. Zemra nėnash tė gėzuara po rihnin nė ato ēaste, qė kishin dalė tė pėrmalluara tė prisnin djemtė e tyre ushtarė tė liruar. Ti puthnin, ti pėrqafonin, tė shmalleshin... Ah , si do ta priste Nafija atė ditė ta kishte edhe ajo pranė Ridvanin e saj ,ushtarin e nėnės, qė vetėm shpirti i saj i pėrvėluar e dinte sa shumė e kishte marė malli.

Vetėm zėri i njė ushtari, biri tė njė nėnė me zemėr tė vrarė mungonte nė ato ēaste nė korin e zėrave tė ushtarėve tė tjerė. Vetėm njė zemėr nėne vajtonte nė ato ēaste. Njė zemėr nėne e pėrmalluar pėr djalin e saj rihte nė kraharor , sikur donte tė shpėrthente e tė dilte prej andej. Kjo ishte zemra e vrarė e Nafije Carigut.


Pjese nga tregimi "Arturi"

Njėherė, pasi Gabriela ishte njohur me Arturin e kishte pyetur: "Artur, tė gjithė shqiptarėt kėshtu si ty janė?"
- Nė ē'mėnyrė m'a bėn kėtė pyetje? - e pyeti Arturi.
- Dua tė them, kaq tė mirė si ty janė? Kaq tė sjellshėm?
- Ndoshta edhe mė tė mirė se unė janė, - u pėrgjigj Arturi.
Gabriela e pėrqafoi forrt dhe e puthi nė buzė, pastaj i tha: "Mė pėlqen shumė populli shqiptar. Mė pėlqen shumė Shqipėria, mė pėlqenjnė, se je ti i mirė dhe tė dua shumė Artur.
- Nuk dua tė flas shumė, se tė kam folur edhe herė tė tjera pėr kėto gjėra, - i tha Arturi, - por kur tė shkojmė nė Shqipėri do ta shohėsh vetė nga afėr sa tė mirė janė shqiptarėt, sa e bukur ėshtė Shqipėria, me malet e saja, me detin e saj tė pastėr dhe tė kthjellėt qė e pėrshkon vendin nga Veriu nė Jug, me plazhet e saja tė mrekullueshėm, me liqenet, me lumenjtė, me fushat e gjėra, me alpet e saja dhe klimėn e shėndetėshme..., por ajo qė e bėn edhe mė tė bukur Shqipėrinė, qė edhe ty do tė pėlqejė mė tepėr, ėshtė Mikpritja Shqiptare, Sofra Bujare Shqiptare.
Pas kėtyre fjalėve qė i tha Arturi, ajo e pėrqafoi pėrsėri, i afroi buzėt e saja pranė buzėve tė tija dhe ashtu me buzė tė bashkuara hynė nė botėn e tyre tė lumturisė, qė vetėm ata tė dy po e jetonin nė ato ēaste.


Me lere te jetoj

Godita sot trungun e nje pishe
Nje plage e vogel ne trup iu hap.
Pashe lotin rreshire t'i rridhte ngadale
Me vrave, tha pisha, c'te bera valle?

Pisha lotonte une e veshtroja
Ne shpirtin tim ndjeva pendim.
Me duar plagen fillova t'ia mbyll
Gishtat m'u ngjiten ne lotin rreshire.

Perse e godita pishen sot?
Perse e godita? As vete s'e di!
Loti i pishes se pafaj me thoshte,
Me lere te jetoj, me lere ne qetesi...

      |     WebDizenjo