|
|
[ kthehu ]
Raimonda Moisiu (SADE) ka lindur mė 20 shkurt, 1957 dhe ėshtė rritur nė qytetin juglindor tė serenatave dhe blirėve, Korēės, nė njė familje tė thjeshtė qytetare me tradita atdhetare e patriotike. Babai i saj, njė patriot i lindur e i devotshėm, trashėgoi te e bija patriotizmin, krenarinė e origjinės, tė qenit shqiptar dhe ndjenjėn e humanizmit. Nėna e Raimondės, njė nga mėsonjėset e para nė vitet '60, edukoi te vajza e vet ndjenjėn e tė studiuarit. Ka mbaruar arsimin e herėshėm me rezultate tė shkėlqyera, ku mė pas merr njė tė drejtė studimi nė gjuhėt e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit tė studimeve, punon mėsuese e gjuhės angleze, nė qytetin e Korēės dhe rrethinat e saj. Nė vitin '99, humbet njeriun mė tė mirė tė jetės sė saj, nė njė aksident automobilistik, dhe po kėtė vit emigron nė SHBA, si fituese e llotarisė amerikane. Sot ajo jeton nė Hartford, shtetin e Connecticut, USA, sė bashku me fėmijėt e saj. E pasionuar me publicistikėn, pėrkthimet dhe shėnimet e udhėtimit, ajo karakterizohet nga kėmbėngulja pėr tė kėrkuar nė histori dhe nė zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat mė tė mira tė atdheut e tė njeriut. Ngjarjet e jetuara, proza letrare, pėrkthimet dhe poezia janė ndėrkohė pasione tė kahershme e tė pėrhershme tė saj. Njė ndikim nė formimin e saj si krijuese, ka patur daja i saj, inxhinier pyjesh, qė pasionin pėr letėrsinė e kishte njė talent tė lindur.
- Jam e lumtur qė eci nė rrugėn qė mė drejtoi daja im, i cili vdiq nė njė moshė relativisht tė re, 52-vjeēare, por me vjen keq qė nuk mundi tė lexonte tė paktėn njė krijim timin. - shprehet Raimonda. Punon mėsuese me parashkollorėt, nė njė shkollė private me emėr nė Connecticut. Aderon nė Partinė Demokratike Amerikane qė prej vitit 2005. Organizon shumė aktivitete me taban kombėtar, letraro-artistik, nė komunitetin shqiptar nė Hartford. Ėshtė njė figurė e respektuar dhe e admiruar, ku rrezaton intelektualitet, rrezatim kombėtar, menēuri dhe urtėsi nė komunitet. Pėr kontributin e saj tė ēmuar nė komunitet, u
nderua me Official Citation, me motivacionin si "Gruaja e vitit nė komunitet", nga Bashkia e kryeqytetit tė Connecticut, Hartford, personalisht nga Kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez. Gjithashtu ėshtė pjesėmarrėse nė shumė lista, website dhe forume bashkėatdhetarėsh nė internet, ku jep kontributin e saj, me shkrime publicistikė, prozė letrare, poezi, ngjarje tė jetuara, dhe opinione tė ndryshme pėr zhvillimin e proceseve demokratike nė Shqiperi dhe nė Diasporėn shqiptare. Ėshtė bashkėpunėtore me statusin e gazetares nė disa gazeta tė pavarura nė shtypin shqiptar, Shqipėri, si: Tirana Observer, Ndryshe, Panorama, Albanian Mail-Londėr, "Fjala e Lirė" - Londėr, dhe "Illyria" - SHBA. etj. Si njė bijė e lindur dhe e rritur nė Korēė, ajo e do shumė qytetin e saj. Nė shkrimet e saj spikatin me madhėshti intelektualėt dhe njerėzit e shquar, qė kanė bėrė
historikun e Korcės e tė kombit, letrave shqipe, kulturė, sport e nė ēdo fushė.
- Fizikisht jam nė Hartford, shpirtėrisht jam nė Korcėn time, nė erėn e blirėve, nė tingullin e serenatave, pranė varreve tė tė parėve tė mi - shprehet Raimonda, gjithmonė me lot nė sy, lotė qė shprehin sa i mungon Korēa dhe Atdheu. Ka botuar librin "Jeta mes dy dashurive", njė libėr me prozė, ngjarje tė jetuara dhe publicistikė. Librin me poezi, kryesisht lirika dashurie "Dashuria nuk ka emėr". Ėshtė bashkėautore nė antollogjinė e Fotjonart, "Itaka e Fjalės" dhe nė antollogjinė "Zemra Prindėrore", nga forumi virtual "Mėmėdheu". Bashkėautore nė antollogjine "Nėna", nga Forumi "Pan Albanian women network". Botoi romanin "Pafajsi pėr Evėn", librin tjetėr me poezi "Lirika dashurie"! Njė libėr vetėm me publicistikė, pėr liderėt botėrorė, qė kanė bėrė historinė dhe kanė lėnė emėr! Njė libėr me proza letrare, kryesisht ngjarje tė jetuara. Dashamirėsia pėr artin dhe letėrsinė e kanė bėrė njė autore shumė prodhimtare.
Raimonda Moisiu
Veprimtaria letrare
Bashkėpunėtore dhe korrespodente e disa gazetave tė pavarura, Shqipėri, SHBA, "Fjala e lirė", Londėr, Albanian Mail, Londėr, etj.
Fituese e ēmimit tė parė, nė Rubrikėn Reportazh - nga Fotion-Art
[ kthehu ]
|