|
|
[ kthehu ]
…………………………
……………………………… Ah moj Eve! Sa shume gabove! Nuk i pe lotet qe derdhi Adami. Kur ti i the se… ishte ceshtje ndjenjash dhe…se nuk e doje. Po ku e di ti se c'jane ndjenjat…sepse do te kishe plasur ne vend nga dhimbja per Adamin. Po. Ti e vrave Ate. E vrave pa t'u dridhur asnje fije e shpirtit.
………………………………… Eve! Vendosa te shkruj se shpirtin e kam plot. Eshte nje shpetim, nje katarsis…njeriu gjithmone mbetet qenia me egoiste dhe une nuk bej perjashtim. E megjithate po te them, po te betohem si para nje altari te shenjte se per ty kam vuajtur shume. Ndonese zjarri eshte ne te shuar, kam ende mall per ty, mall zhurites qe me djeg. Une jetoj dhe do te vazhdoj te jetoj, po bredhjet e lira shpirterore nuk kam per t'i ndier me. Ato-ndjenjat e mia u ngjanin disa kuaj-mezave te harlisur, ngujuar brenda nje gardhi te forte.Jane -ishin kuaj te mrekullueshem, te kuq, pullallinj, te bardhe, te zinj, me krifa krenare e mosperfillese, kalerojne, vrapojne, shkrofetijne, tundin vrullshem jelet e bukura, hingellijne fort,mbytur, me gaz a zemerim…vecse jane-ishin ngujuar brenda nje gardhi te forte. Dera u hap, e hape Ti butazi e dinakerisht, kur une isha ende i brishte.Ata…kuajt-endrrat me permbysen,me shkelen e me ledhatuan me krifat e tyre si ujvare,me zhyten e me mbyten ne pastertine e kristalte te syve…tmerresisht te bukur, me shkelmuan egersisht nen thundrat elastke dhe…pas kesaj une u ndodha ne agonine e vdekjes.Ata-kuajt-enderrat e mia largohen diku …drejt nje horizonti qe shndrit.Ndersa une mbetem per toke…i plasaritur e i bushuar.Vetem.Nen qiejt e muget. Kuaj-enderrat me kane braktisur…ndoshta per gjithmone. Ata m'i vodhe ti. Tashme kujtimet mbajne ere arkivolesh. Perfytyroi ,e dashur, kujtimet si copera te trupit tend, futi ne arkivole, mbi to lesho nga nje pike lot dhe pastaj varrosi. Nuk dua te te bej me faj. Ti qendron e paperlyer, e pafaj, e zhytur ne fajesine me te madhe.Ti me vrave.Ti je nje djall -engjell, me sy te paster ku dhe vete pastertia duket e mjere.Ti bere nje krim e perseri mbetesh e paperlyer. ***C'ndodhi me ty e dashur? A e ke pyetyr veten nje cast? Te jesh valle kaq e ftohte, kaq pak njeri?Po veshtrimi yt?Po syte e tu?Ata ende nuk i ke vrare deri ne fund,ata te tradhetojne. Une tani i ndesh rralle, por e kam kapur disa here dritherimen-flutur qe ze vend diku, ne cep te veshtrimit tend dhe ti ne ato çaste, e dashur, me dukesh si nje vajze e vogel qe i ka humbur dicka dhe eshte gati te qaje. Perse e humbe e dashur? Perse? Mengjeset, e dashur, ne kohen e njohjes sone ishin si te rilindnim çdo dite. I prisja me desherim.Nata ishte vetem nje cast ndarjeje, ngarkuar me enderra te cilat i prjektoje ti. Kur ti ishe e ngrohte…ne enderrat e mia kishte diell. Mengjeset… Ti vije qe larg, me pershendesje me dore. Ndoshta mendoje se une nuk te dalloja dot. Gaboheshe ,e dashur, ty nuk te ngaterroja me askend ne bote. Ti vije lehtazi dhe te dy, mbeshtjelle me atmosferen e lumturise sone benim ato pak metra, vetem disa minuta.Ti flisje… tregoje diçka,zeri yt me ngrohte.Ndodhte qe nuk e kuptoja se cfare thoshje, sepse zhytesha ne magjine e castit…dhe ti e cuditur pak buzeqeshje dhe e perserisje frazen.Ti e dije nga vinte hutimi im, por kaloje shkarazi, nuk pranoje tju vije emrin e vertete ndjenjave. Deshiroja, e dashur, te mbeshtesja koken tek gjoksi yt e te percillja ate mal ndjenjash qe perjetoja.A kishte gje me te paster?! Po druheshim edhe une edhe ti. Dhe pastaj erdhi ai cast qe na distancoi. U beme si dy planete qe per pak caste paten te njejten orbite…pastaj nje force e makthshme na ndau. Shtytja ishte vdekjeprurese… te pakten per mua. Tani vertitemi ne orbita te ndryshme. Distanca rritet me shpejtesi.Mijera parseke na ndajne. Me duket se jane çastet e fundit, e vetmja mundesi (po qe se me ke dashur nje çast) t'i dergojme njeri -tjetrit, sinjal faljej,pajtimi… afrimi. Neqoftese Jo,…hesht deri ne Perjetesi. Ndonjehere mendoj se duhet te kalosh edhe ti ne te njejtin kalvar dhimbjeje qe jetova dhe une. Te vuash e te duash deri ne mohim. Te ndjesh dhe te jetosh kulmin e dhimbjes e te lumturise brenda nje çasti. Te çelesh e te rregjohesh nga nje fjale. Te mbytesh ne detin e syve te dikujt, te te gufoje kraharori e njekohesisht te te asfiksohet frymemarrja. Te te dridhen gjunjte, te te rrahe zemra, te te keputen kyçet si te kesh lenguar per muaj-vite ne kufi te vdekjes e… ne çast te arrish me nje pale krahe te fluturosh i lire ne hapesira, ku ngjyrat e tingujt shkrihen ne nje. Ta ndiesh veten Zot dhe Hiç …njekohesisht. Dashuria eshte kjo. Kur ta takosh do te duket sikur jemi takuar bashke. Per nje çast… asnjehere per gjithmone, E dashur! Shpresa Vrana, Boston - 2010
[ kthehu ]
|