Tomė Mrijaj
Writer
Bio
Tomė Mrijaj, u lind nė Zllakuqan tė Komunės sė Kilinės. Pėrfundon shkollėn e mesme Normale (Pedagogjike) nė Gjakovė, vijon studimet e larta me korrespondencė pėr Jurisprudencė nė Universitetin e Prishtinės. Largohet nga Kosova dhe shkon si emigrant nė Paris, ku qėndroi tre vjet. Mė 1978, vendoset pėrfundimitsht nė Neė York, ku martohet. Ai nė tė njėjtin vit rregjistrohet dhe pėrfundon nė St. Johns University nė Queens tė NY studimet e larta. Mė 1980, ka qenė kryetar i degės "VATRA" nė Queens Neė York dhe antar i Kryesisė sė Federatės Panshqiptare "Vatra" nė Boston, pėr 12 vjet me radhė. Mė 1982 nė Kongresin e III-tė, u zgjodh Sekretar i Pėrgjigjshėm i "Lidhjes sė Prizrenit" nė mėrgim, detyrė qė vijon ta mbajė sot. Mė 1997-1998, ishte Kryetar i Shoqatės Kulturore "Rozafat" pranė Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės" nė NY dhe antar i Kėshillit tė Kishės. Mė 2002, zgjidhet n/Kryetar i Shoqatės sė Pajtimit Mbarėkombėtar "Nėnė Tereza" dega Neė York. Ai ėshtė marrė qysh herėt me publicistikė, duke shkruar poezi dhe portrete historike, si bashkėpunėtorė i disa gazetave dhe revistave nė Kosovė, Shqipėri, ShBA. Gjithashtu ka shkruar parathėnien e shumė librave jetėshkrimor. Ka nė proces dhe disa libra tė tjerė qė mė vonė do t'i botojė.
Librat e botuar:
1. "Dom Anton Kcira shėrbestar i Zotit e i Atdheut", monografi me bashkėautor Klajd Kapinova, botuar nė Shkodėr, 2002.
2. "Lidhja e Prizrenit (1962-2002) themeluesi dhe udhėheqėsi Ismet Berisha", monografi me bashkėautor Klajd Kapinova, New York, 2002.
3. "Marie Shllaku bijė e Shkodrės martire e Kosovės", monografi, botuar nė New York, 2004.
4. "Ngjarje dhe portrete historike", jetėshkrime tė figurave tė shquara shqiptare, me bashkėautor Jetish Kadishanin, botuar nė Prishtinė, 2004.