PRESPĖS
A tė kujtohet pranvera,
Kur ne shėtisnim nė gjirin tėnd?
Tė thoshim ty nga hera:
"Je mė i bukuri vend"
Ah! Ti moj Prespė, nėna jonė,
Shumė bij tė tu sa larg i ke.
Pėr ty mendojnė gjithmonė
Ti je thesar, flori pėr ne.
Dhe pse larg jemi tash, sa here
Dije prej meje se sa tė rroj,
Se ti je vendi ku kemi lerė.
O Prespa ime, ty s'tė harroj.
SHQIPĖRISĖ
Moj Shqipėri, Shqipėria nėnė,
Bijtė ikin dhe tė lėnė.
Pse tė ndodh kėshtu, vallė?
Pse tė ndahen nėnė e djalė?
Ikin, ikin nė mėgrim
Larg prej teje, shpirti im!
Larg prej maleve madhėshtore
Larg prej pyjeve shekullore
Larg prej ujit tė burimeve
Larg prej vesės sė agimeve.
Larg prej teje, shumė larg
Por do vijė dita prapė
Dita kur gjith' kurbetlinjtė
Me familje e ēilimijtė
Tokėn tėnde do puthin fort
Se je mjalti m' i ėmbėl n'botė!
NDĖSHKIMI
Nė kėtė botė tė trazuar,
Ka dhe njėrėz ziliqarė.
Mė ligėsi nė shpirt, gatuar.
Ata janė ngatėrrestarė.
Porsi krimbi qė bren drurin,
Njerėzve ua brejnė jetėn.
Pėr tė zeza u punon truri,
Tė shtrembojnė tė vėrtetėn.
Por pėr ta Zoti s'harron,
Pėr te mirėt dhe tė kėqijtė.
Sipas zemrės ēdo gjė dhuron,
Mjer tė ligjtė dhe smirėzinjtė.
OSMAN SHERIFIT
- Mėsuesit Tim Tė Nderuar -
Mėsues dhe prind,
U bėtė ju pėr mua,
Ēdo mirėsi tė jetės
Nga ju e kam mėsuar
Kujtoj me mall ēdo gjė
Gėzimet dėshpėrimet
Sė bashku i kaluam
Dhe mbetėn pas kujtimet.
Me duart e dregosura,
Nga puna tė lodhura ishin,
Kujtoj sytė buzėqeshjen,
Fjalėt qė vėnd ju kishin.
T'i gėzonit,nuk arritėt
Nipa e mbesa plot,
Sa herė nė varret tuaja
Derdhin mall e derdhin lot.
Dhe tani qė po ju shkruaj,
Kėto vargje, lotėt smbaj,
Janė lotėt e mirėnjohjes,
Nga zemra Mėsues s'ju ndaj.
BABAIT QĖ MĖ RRITI
Isha shumė i vogėl,
Kur babai mė la
,
Me rrite Ti,
Dhe ty tė kam baba.
Ikin pa kuptuar,
Vitet njė nga njė,
Bashkė me nėnėn time,
Ju mė dhatė ēdo gjė.
Nė ditėt e shėnuara,
Nė ditėt e bekuara,
Kur nė varreza tė shkoni,
Ferzien motrėn mos ma harroni.
TĖ SHTRENJTĖS NĖNĖS PRESPARE
Nėna ime e dashur
O e shtrenjta nėnė!
Sa mall ndiej pėr ty,
Sa lot mė kanė rėnė
Nėnat janė tė mira
Sepse janė, nėna
Shkėlqejnė si dielli,
Shkėlqejnė si hėna.
Them se mbi gjitha nėnat
Mė e mira je ti,
Se je nėna ime,
O mall e dashuri.
Sa tė jetė jeta
Kurrė s'tė harrojmė
Unė dhe Sultani
Gjith jetėn do tė kujtojmė
DHIMBJE PER PRESPĖN
Pėrshperit dhimbja e ndarjes
Pėrshpėrit e ē'po mė thotė
I durova mijra dhimbje
Por kjo qėnka mė e fortė
Mallin, dhimbjen mbaj me vete
Kudo shkoj, si mėrgimtar
Prespa ime, Prespa e dashur
Malli im po digjet zjarr.
NJĖ MIKES SĖ RINISĖ
Eja, flokėt tė t'i mbush me puthje
Tė mė shuash mallin, sadopak
Sytė e kaltėrsive tė dikurshme
Kanė ende shkėlqim miturak
Pse je bėrė kėshtu, o mikja ime
Qė tė desha gjer' nė shenjtėri
Eja si dikur,
nėpėr vegime
Aq e mirė kur mė ishe ti...
Qė natėn, ėndrrat po m'i trėm.
VITET E RINISĖ NĖ VENDLINDJE
Ka kohė qė tė trembur
Si zogj u shpėrndanė
Dhe humbėn
, diku?
Gjithandej
Ku janė ato vite rinore
Ku janė?
Kerkoj, por nuk kam
Ku t'i gjej?
Se vitet rinore,
Mė mbetėn atje...
Ku brodha i lumtur,
Fėmi
Njė mall qė mė djeg,
Pėr ty, mėmėdhe.
S'do mund ta harroj
Kurrsesi.
LIQENIT TĖ PRESPĖS
Mund tė harroj gjithshka nė botė
Dhe emrin tim, kushedi?
Liqeni kaltėr, magjiplotė
Do mbetet nė perjetėsi
Ku pulėbardha noton mbi valė
Ku ngroh dhe Dielli si argjėnd
Dhe Hėna top dalngadalė
E ul kokėn nė gjirin tėnd
Do vijė njė ditė, Prespa ime
Do vij tė shuaj mallin tim
Dhe mbi Liqen, me mallėngjime
Do derdh dy lot me pėrmallim
Kur vete ne kranje
Dhe vitet rinore kthehen,
Sėrish
Tė freskėt, tė qeshur, tė lumtur.
Magjia e Liqenit tė kaltėr
Mė grish
Mė bėn mė tė ri, mė tė bukur...